7 arsyet që çojnë në shfaqjen e variçeve dhe cilat femra rrezikohen më shumë prej tyre

7 arsyet që çojnë në shfaqjen e variçeve dhe cilat femra rrezikohen më shumë prej tyre

15:42, 12/09/2017
A+ Aa A-

Venat varikoze ose variçet janë dilatacione (zgjerime) të venave të këmbës. Çdo venë mund të bëhet varikoze, por, ato që preken më shpesh janë venat e gjymtyrëve të poshtme. Kjo, për shkak të qëndrimit të gjatë në këmbë i cili rrit presionin në venat e këmbëve. Për shumë njerëz, venat varikoze janë thjesht një shqetësim estetik, kurse për shumë të tjerë mund të jenë një shqetësim i mirfilltë shoqëruar me ndjesinë e dhimbjes dhe parehatisë, si dhe sinjalizojnë probleme të qarkullimit të gjakut. Variçet shfaqen tek të dyja gjinitë, por predispozitën më të madhe e paraqesin femrat, të cilat edhe e vuajnë më shumë praninë e tyre.

1.Shtatzënia: Një nga shkaqet më të zakonshme të variçeve është shtatzënia. Gjatë shtatzënisë, sasia e gjakut në trupin e gruas rrites më shumë se zakonisht, ndërsa sasia e gjakut që rrjedh nga këmbët drejt legenit zvogëlohet. Si rrjedhojë formohen edhe variçet e para.

2.Qëndrimi këmbëkryq: Janë të shumta gratë që zgjedhin të qëndrojnë këmbëkryq në punë, në shtëpi, në autobus etj etj, por ky lloj qëndrimi ndryshon mënyrën e qarkullimit të gjakut në të gjithë trupin tuaj dhe bëhet shkak për shfaqjen e variçeve.

3.Ritualet e përkujdesjes së lëkurës: Gabimet gjatë depilimit si për shembull prerjet me brisk, mund të bëhen shkak për krijimin e variçeve.

4.Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë: Kur qëndroni ulur për shumë kohë, rrezikoni të keni probleme me variçet si pasojë e akumulimit të tepërt të gjakut në gjymtyrët e poshtme.

5 .Munga e aktiviteti fizik: Më lart shpjeguam që qëndrimi ulur për një kohë të gjatë është një ndër shkaqet kryesore të variçeve, por nëse qëndrimit ulur i shtoni mungesën e aktivitetit fizik, atëherë rrezikoni më shumë t’ju shfaqen variçat.

6.Abuzimi me kripën: Ushqimet e kripura janë një tundim për këdo, por jo vetëm, ato mund të ndikojnë direkt në venat tuaja. Abuzimi me ushqimet e kripura çon në mbajtjen e ujit, si pasojë kjo gjë ndikon në zgjerimin e venave. gjë që vë një sasi të konsiderueshme presioni mbi presionin e gjakut.

7.Mbajtja e takave të larta: Kujdes me takat e larta, mund t’i mbani në raste ose festa të caktuara, por jo çdo ditë pasi këmbët tuaja janë të parat që do të vuajnë përdorimin e tyre./Living

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco