5 truqe si të lehtësoni dhimbjet menstruale!

5 truqe si të lehtësoni dhimbjet menstruale!

12:46, 12/09/2017
A+ Aa A-

Tensioni, nervozizmi, dhimbjet e forta, ënjtja, mundimi dhe të vjellat… janë vetëm disa nga simptomat që çdo femër përjeton gjatë ditëve menstruale. Për fat të mirë, ekzistojnë disa truqe të vogla që mund të parandalojnë dhimbjet menstruale!

Mbështetësit e ushqimit të shëndetshëm pohojnë se dieta ushqyese është mëse e rëndësishme gjatë ciklit dhe se duhet të reduktohet në mënyrë drastike konsumi i mishit të kuq, produktet e qumështit, sheqerit, kafeinës dhe alkoholit. Ushqimi i pasur me peshk është shumë i rekomanduar, ashtu sikur edhe ushqimet që përmbajnë magnez dhe përbërës tjerë që relaksojnë muskujt. Nëse nuk mund t’i konsumoni, së paku merrni suplemente të magnezit.

Bëni vetes aromaterapi, me anë të pecetave të ngrohta dhe masazhit. Rekomandohen vajra esencialë të kamomilit, livandos ose jaseminit. Reflekset përmes masazhit që bëhen në duar, në mes të gishtit të madh dhe atij tregues thuhet se ndihmon shumë, andaj provojeni sepse nuk ju kushton asgjë.

Rekomandohen ushtrime të përshtatshme sepse vërtetë ndihmojnë në lehtësimin e muskujve. Stërvitjet ndikojnë në lirimin e beta-endorfinës që vepron kundër dhimbjeve në trupin tonë, ngjashëm sikur morfiumi. Përveç ecjes, edhe ushtrimet e zgjatjeve janë shumë të mira.

Gjeni peceta higjienike të cilësisë së lartë që ju bëjnë të ndiheni freskët çdo moment. Përzgjedhja e këtyre pecetave kontribuon në mënyrë të konsiderueshme për relaksim – gjë që paraqet pikën më të rëndësishme të problemeve menstruale. Konsumoni sa më shumë ujë ose limonadë, çajra bimore, supë. Lëngjet e lartpërmendura do të ju hidratojnë dhe ngrohin, duke rritur qarkullimin e gjakut, gjë që relakson muskujt.

Edhepse mund të jenë temperatura shumë të larta +40 gradë për të pirë çaj, ofroni vetes një shans të tillë për të pirë! Bëhet fjalë për çaj nga xhenxhefili, një nga çajrat më efektive për dhimbjet menstruale. Pijeni tri herë në ditë, që nga fillimi i gjakderdhjes e deri në fund. Preni në sasi të vogël dhe të grimcuar xhenxhefilin, hidheni në ujë të nxehtë, lëreni për 20 minuta dhe më pas pijeni atë./femra.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco