Çfarë rreziku fshihet pa gungave të vogla në gjoks, ja çfarë paralajmërojnë

Çfarë rreziku fshihet pa gungave të vogla në gjoks, ja çfarë paralajmërojnë

09:30, 12/09/2017

Shfaqja e gungave, pikave të kuqe apo shenjave të tjera në lëkurë mund të jetë shenjë e një problemi shëndetësor, por rasti i gungave të vogla të thithkën e gjoksit nuk është një rast i tillë. Shumë femra i frikësohen pranisë së tyre duke menduar se është një shenjë e keqe, por është krejtësisht normale që në areolën e gjoksit (pjesën e errët) të ketë gunga të vogla të quajtura ndryshe në gjuhen mjekësore Montgomery.

Ato mbartin yndyrën e prodhura nga gjendrat nën lëkurë dhe ndihmojnë në lubrifikimin e thithkave gjatë shtatzënisë dhe laktacionit. 
Yndyra ka gjithashtu veti antibakteriale dhe numri i tyre ndryshon nga personi në person. 

Gungat e vogla shpeshherë behen më të dukshme kur kjo zonë stimulohet,gjatë shtatzënisë apo ushyqerjes me gji. Gungat mund të marrin dhe ngjyrë më të errët se thithkat , por kjo nuk përbën asnjë rrezik. 
Në përgjithësi këto gunga nuk sjellin asnjë shqetësim, por nëse njëra prej tyre skuqet apo dhemb mund të jetë infektuar ndaj duhet bërë një kontroll

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment