Si ta hiqni kafeinën shpejt nga sistemi nëse jeni duke pasur efekte anësore

Si ta hiqni kafeinën shpejt nga sistemi nëse jeni duke pasur efekte anësore

04:00, 07/09/2017
A+ Aa A-

Keni pirë shumë kafe dhe tani efektet anësore të kafeinës po bëjnë që të mos ndjeheni komod? Mos u brengosni, sepse brengosja vetëm sa i keqëson gjërat – duke filluar nga dhimbja e kokës, marramendjet, etj.

Telegrafi më poshtë ju sjellë disa gjëra të cilat ju ndihmojnë ta hiqni shpejt kafeinën nga trupi:

Pini shumë ujë

Sikurse kur dëshironi ta largoni çfarëdo substance tjetër nga trupi, edhe kur dëshironi ta largoni kafeinën është mirë ta rritni sasinë e konsumimit të ujit. Kjo i ndihmon veshkave ta filtrojnë kafeinën nga sistemi shumë më shpejt.

Hani banane

A jeni duke pasur dhimbje në stomak pas disa kafeve? Atëherë hani banane sepse bananet ndihmojnë në lirimin e acidit refleks, i cili shkaktohet nga kafja. Gjithashtu kaliumi, përbërës i bananes, mund të ndihmojë në rregullimin e rrahjeve të zemrës.

Përveç këtyre, ju mund të provoni edhe të konsumoni vitaminë C, të relaksoheni apo të bëni palestër! 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco