A pini ujë të mjaftueshëm çdo ditë? Ja cila është rëndësia e tij

A pini ujë të mjaftueshëm çdo ditë? Ja cila është rëndësia e tij

15:40, 05/09/2017
A+ Aa A-

Cila është rëndësia e ujit?

Disa doktorë thonë se ju duhet të pini një gotë ujë çdo mëngjes.

Gjëja e parë që duhet të bëni sapo të zgjoheni është të pini një gotë ujë. Temperatura e ujit duhet të jetë e njejtë me atë të trupit, pra as nxehtë dhe as ftohtë, transmeton lajmi.net

Përse duhet të pini ujë? Uji ndihmon trupin tuaj në shumë mënyra. Ndihmon në pastrimin e veshkave. Përgatitë stomakun tuaj për tretje. Uji gjithashtu ndihmon që zorrët tuaja të punojnë më mirë.

Pasi të pini ujë, zorrët më lehtë mund të largojnë mbetjet nga ushqimi. Po ashtu mund të dilni në banjo më lehtë.

Shkencëtarët sugjerojnë se njerëzit përdorin 1.600 ml ujë çdo ditë. Por asnjëherë nuk duhet ta pini këtë sasi uji menjëherë.

Nëse e bëni, veshkët tuaja do të punojnë shumë më vështirë për ta eleminuar atë. Është mirë të pini ujë në mëngjes dhe në mesditë.
Disa njerëz mendojnë se është më mirë të pini ujë në mes kohës brenda dy ushqimeve dhe jo derisa hani ushqim. Ata mendojnë se uji hollon produktet në stomakun tonë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco