Shkaqet që fshihen pas puçrrave dhe akneve në zona të ndryshme të fytyrës

Shkaqet që fshihen pas puçrrave dhe akneve në zona të ndryshme të fytyrës

15:04, 20/08/2017
A+ Aa A-

Fytyra është si një hartë memece e cila duhet “lexuar” me kujdes në mënyrë që të kutpohet çdo sinjal apo shenjë paralajmëruese. Shumë prej nesh arrijnë të kuptjnë “gjuhën e trupit” duke kapur dhe trajtuar çdo problem në kohë, ndërkohë shumë vajza të tjera nuk dinë as nga se shkaktohen puçrrat. 
Pa marrë parasysh stilin tuaj të jetesës, aktivitetin fizik, dietën ushimore apo rutinën e kujdesit, Living do të rendisë më poshtë të gjitha shkaqet që fshihen pas puçrrave të dala në zona të ndryshme të fytyrës. 
Nëse keni: puçrra kistike në mjekër dhe në nofull
Shkaku i parë i mundshëm: Stresi

Stresi stimulon prodhimin e hormoneve androgjenike (të mashkullit) , të cilat inflamojnë dhe bllokojnë gjendrat e yndyrës. Këto puçrra njihen ndryshe si puçrra hormonale. 
Shkaku nr 2: Sheqernat 
Nëse keni puçrra të kuqe të inflamuara duhet të keni kujdes me sheqerin e përpunuar (sheqerin e bardhë). Ajo që duhet të bëni është të pastroni regjimin ushqimor nga bulmeti, sheqernat e rafinuar po ashtu dhe karbohidratet (buka e bardhë). 
Puçrra në zonën T të fytyrës 
Shkaku : Ndotja e mjedisit, mungesa e higjienës 

Gazrat e dëmshëm shkaktojnë një reagim kimik me vajrat natyrale të lëkurës suaj, duke ndryshuar qëndrueshmërinë e tyre nga lëng në dyll. Mbyllja e poreve dhe papastërtive në këtë zonë është përgjegjëse për krijimin e poreve në këtë zonë. 
Puçrra në ballë dhe rreth vijës së parë të flokëve
Shkaku i mundshëm: Ushtrimet, stërvitja në palestër 

Marrja e baktereve nga pajisjet e palestrës, djersa mund të shkaktojnë inflamacion duke bllokuar poret. E rëndësishme është të mos stërviteni pa pastruar fytyrën nga grimi, të përdorni peshqirin tuaj dhe të lani disa herë fytyrën gjatë stërvitjes./Living

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco