Si ti heqim lythat në mënyra natyrale?

Si ti heqim lythat në mënyra natyrale?

17:03, 19/08/2017
A+ Aa A-

Me lëkurë limoni. Presim një copë lëkure limoni pak më të madhe se lytha ku do e vendosim. E vendosim lëkurën e limonit sipër lythës dhe me pas vendosim fashën duke e mbyllur mirë vendin ku vendoset lythi. Çdo ditë ndërrojmë lëkurën e limonit, duke e mbajtur lythën e mbuluar sa më shumë kohë të jetë e mundur. Pas një jave lythi shkëputet plotësisht

2. Përdorimi i borzilokut. Vendosim borzilok sipër lythave dhe e më pas e bllokojmë me fashë në mënyrë që mos përshkohet nga uji. Përsëriteni këtë për çdo ditë për rreth një javë. Veprimi i borzilokut bën shkëputjen e lythave.

3. Me karota të prera. Pritini karotat imët dhe përziejeni me vaj ulliri duke krijuar një masë homogjene. Vendoseni masën e përgatitur mbi lytha dy herë në ditë për 30 minuta. Bëjeni këtë për dy ose tre javë rresht.

 4. Me copa hudhre. Bëjeni këtë dy herë në ditë për disa javë rresht. Lythat fillojnë të shkëputën për një ose dy javë por duhet të bëhet më hudhër derisa ato të zhduken fare.

 5. Konsumoni ushqime të cilat forcojnë sistemin imunitar. Hudhër, patate e ëmbël, bukë me krunde, fara luledielli dhe oriz janë shembuj të këtyre ushqimeve.

6. Përdorni lëng limoni. Shtrydhni lëng limoni mbi lytha dhe mbulojeni me qepë të freskëta. Bëjeni këtë për 30 minuta një herë në ditë rreth dy ose tre javë rresht.

7. Vendos lëng arrë kokosi. Lageni lythin me lëng arre kokosi ku kjo e fundit përmban enzima që shpërbëjnë lythat.

8. Përdorimi i lëkurës së bananes. Prisni një copë të vogël lëkurë bananeje dhe vendoseni mbi lytha, me pas fashojeni. Lëreni lëkurën e bananes mbi lythë gjithë ditën. Përsëriteni këtë veprim deri sa lythat të zhduken.

 9. Përdorni ujë të ngrohte dhe kripë deti. Lagini lythat me ujë ngrohtë për 10-15 minuta. Rrëzoni qelizat e vdekura të lythave me një limë për thonjtë jo shumë të ashpër. Lageni lythën dhe më pas vendosni një sasi kripe deti mbi të. Me pas fashojeni vendin ku keni aplikuar kripën në mënyrë që kripa të qëndrojë aty për disa ditë. Zëvendësomëni atë më një tjetër në qoftë se ju bie gjatë kohës që laheni

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco