Gratë kosovare të apasionuara pas silikonit, ja sa kushton zmadhimi i gjoksit

Gratë kosovare të apasionuara pas silikonit, ja sa kushton zmadhimi i gjoksit

08:31, 21/07/2017
A+ Aa A-

Kur bëhet fjalë për vendosjen e silikonit në gjoks, kemi shumë mendime dhe paragjykime të shumta, por pavarësisht kësaj, një industri e tillë, ka kohë që është prezente edhe në Kosovë.

Arsyeja e shumë këtyre mendimeve ka të bëjë me jetëgjatësinë e silikonit në trup, ndikimi i tij në gjoks të shëndoshë dhe shumë mendime tjera.

Një kirurg i estetikës, duke folur për Gazeta Metro, ka thënë se silikoni ndërrohet nga 8 deri në 10 vite pas operacionit. Ndërrohen me të reja, për shkak se lëkura e gjoksit me kalimin e kohës lëshohet, ndërsa femrat duan që gjoksi i tyre të jetë sa me i ndritur dhe i formësuar.

Shumë shpesh diskutohet edhe mbi atë se implantimi i silikozave duhet të shtyhet pas lindjes, sepse silikoni mund të pengon gjidhënien.

“Kjo nuk është aspak e vërtetë, në asnjë mënyrë silikoni nuk mund ta pengon gjidhënien. Ato nuk ndikojnë edhe në rezultatet e çfarëdo kontrolle diagnostifikuese, siç është për shembull mamografia”, ka shtuar kirurgu.

Ai gjithashtu ka shtuar se trendi për kirurgjinë estetike nuk ka ndryshuar kohëve të fundit, pasi kërkesat janë të njëjta.

“Operacionet më të kërkuara janë ato për gji, ku 80% janë për zmadhim, ndërsa 20% për zvogëlimin e tyre, operacionin e hundës dhe liposukcionit”.

Mbi të gjitha ai ka treguar edhe për çmimet e këtyre operacioneve,  ku thotë se operacioni i gjinjve kushton 3 mijë euro, i hundës 2 mijë deri në 2 500 euro, ndërsa liposukcioni kushton diku rreth 1 mijë euro.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco