VIDEO/ Greenpeace: Ja kush e pëson nga shishet plastike që flakni

VIDEO/ Greenpeace: Ja kush e pëson nga shishet plastike që flakni

08:52, 27/06/2017
A+ Aa A-

Çdo herë që hidhni një shishe apo objekt plastik në mjedis, në trojet shqiptare, ai objekt përfundon në Detin Adriatik apo Detin Jon. Deti Mesdhe tashmë ka përqendrimin më të lartë të plastikës në botë, me një copë plastike në çdo 4m2 sipërfaqe ujë të tij, kjo falë hedhjes së përditshme të plastikës të shumë shqiptarëve, çdo ditë. Për ironinë e fatit, kjo plastikë që ata hedhin, shndërrohet në copëza të vogla, që hyjnë në indet e midhjeve, karkalecëve e peshqve që ata shqitparë që hedhin plastikë në mjedis, e ata që nuk hedhin, hanë...e kështu si fajtorët ashtu dhe të pafajshmit dëmtohen rëndë nga plastika, e cila kur futet në organizëm, shkakton çrregullim hormonal, sterilitet, dëmtim të trurit dhe Alchajmer...
Shpëtoni Detin Mesdhe e veten! Ndaloni personat që hedhin plastikë në mjedis e jo në vendet e caktuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco