Dietat mund të çojnë në depresion, ja pse

Dietat mund të çojnë në depresion, ja pse

01:14, 23/06/2017
A+ Aa A-

Përgjithësisht dietat kërkojnë që të heqësh dorë nga buka, makaronat, karbohidratet duke i zëvendësuar me produkte me më pak kalori, por dhe kjo sjell disa ndryshime jo të këndshme.

Dietologia australiane, Lyndi Cohen thotë se kur zgjedhim të mos kemi karbohidrate në dietën tonë, emocionet ndryshojnë në mënyrë drastike, pasi karbohidratet çlirojnë kimikate pozitive në trupin tonë.

“Kur truri juaj nuk merr mjaftueshëm, apo nuk prodhon mjaftueshëm nga këto kimikate, mund të shkaktojë depresion, i cili është një nga arsyet kryesore për të mbajtur një dietë të balancuar që përfshin të gjitha grupet e ushqimeve”,tha ajo.

“Nëse ti redukton karbohidratet dhe përjeton ankth dhe ndjenja depresive si pasojë, jeni më pak të prirur për të bërë ushtrime, për të ngrënë mirë dhe për t’u kujdesur për veten”,-shprehet ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco