Gjërat që duhet t’i dini rreth marramendjes

Gjërat që duhet t’i dini rreth marramendjes

12:52, 21/06/2017
A+ Aa A-

Shpeshherë njerëzit e përjetojnë gjendjen e marramendjes megjithatë, janë disa gjëra që nuk i dini për këtë proces.

Këtu, po ju paraqesim gjithçka që duhet të dini rreth kësaj gjendjeje të tingëllimës së veshit dhe marramendjes”, shkruan KP.

Marramendja është gjendje shumë e lodhshme

Marramendja është një ndjenjë e lëvizjes kur nuk ka fare lëvizje, thotë Damon Raskin, internist i certifikuar në Kaliforni. Dikush mund të mendojë se dhoma po rrotullohet rreth tyre ose po lëkundet sikur një anije. Ndjesia juaj e drejtpeshimit varet nga sinjalet që sytë, nervat shqisore dhe veshi i japin trurit tuaj, thuhet sipas klinikës Mayo. Nëse këto sinjale nuk përputhen, atëherë truri juaj përjeton konfuzion duke shkaktuar marramendje.

Ekzistojnë dy shkaqe të zakonshme

I pari është virusi i quajtur labyrinthitis – infeksion i brendshëm i veshit që shkakton një strukturë të thellë brenda veshit tuaj për t’u inflamuar, thotë Raskin. E dyta është problem i veshit të brendshëm që quhet si marramendje beninje me pozitë paroksimale, në të cilën kristalet e kalciumit shkëputen në veshin e brendshëm duke dërguar sinjale false në tru se jeni në lëvizje.

Marramendja është një simptom, jo një gjendje mjekësore

Për të zbutur marramendjen, ajo që shkakton duhet të diagnostikohet dhe të trajtohet. Si një simptomë, marramendja shpesh diagnostikohet klinikisht më një histori të plotë dhe ekzaminim klinik.

Disa njerëz janë më të prirur për marramendje se të tjerët

Pothuajse 40% e të rriturve përjetojnë marramendje në SHBA, të paktën një herë në jetën e tyre, me më shumë gjasa nga ana e femrave se sa meshkujt, kjo mund të ndodhë ne çdo moshë, më së shpeshti tek njerëzit mbi 50 vjeç. Disa njerëz gjithashtu mund të jenë më të prirur për marramendje për shkak se veshi i tyre i brendshëm komunikon me pjesën tjetër të trupit të tyre.

Nuk ka asnjë mënyrë për ta parandaluar marramendjen

Sigurisht, aktivitete të caktuara mund të ju bëjnë më të ndjeshëm, por nganjëherë marramendja mund të ndodhë edhe pa ndonjë arsye të njohur. Duket se njerëzit e përjetojnë këtë më shumë kur janë në fluturim apo kur janë shtrirë duke bërë ushtrime, si yoga dhe pilates, në të cilën koka mund të jetë shumë mbrapa për një periudhë të gjatë kohore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco