Parfe me ricotta dhe kos, një mëngjes i shëndetshëm me pak kalori për ditët e verës

Parfe me ricotta dhe kos, një mëngjes i shëndetshëm me pak kalori për ditët e verës

12:17, 20/06/2017
A+ Aa A-

 

Kjo recetë e shëndetshme për fillimin e ditës është shumë e lehtë për t'u përgatitur në mëngjes. Ose përziejini të gjitha në një kavanoz qelqi me kapak një natë më parë dhe shtojini frutat, bajamet dhe farat kur niseni për në punë.

Përbërësit

Treçerek filxhani kos natyral pa yndyrë, për më shumë shije përdorni kos grek me shije vaniljeje

Një çerek filxhani ricotta pjesërisht e skremuar

Gjysmë luge çaji lëkurë të grirë limoni

Çerek filxhani mjedra të kuqe

1 lugë gjelle bajame të qëruara të prera

1 lugë çaji fara chia

Koha: Gati për 5 minuta

Përgatitja

Përziej kosin, ricotta-n dhe lëkurën e grirë të limonit në një enë. Hidhi sipër, mjedrat, bajamet dhe farat.

Këshillohet të konsumohet një filxhan e çerek për person.

Kaloritë dhe përbërësit

Për një filxhan e një çerek: 258 kalori; 10 g yndyrë(3 g të ngopura); 4 g fibra; 21 g karbohidrate; 23 g proteina; 19 mcg acid folik; 19 mg kolesterol; 13 g sheqerna; 6 g sheqerna të shtuara; 251 IU vitaminë A; 9 mg vitaminë C; 385 mg kalcium; 1 mg hekur; 125 mg natrium; 398 mg kalium

Plus: Kalcium (38% e nevojave ditore)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco