Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Raporti i OBSH: 7 milionë të vdekur çdo vit nga duhanpirja

Raporti i OBSH: 7 milionë të vdekur çdo vit nga duhanpirja

10:13, 01/06/2017
A+ Aa A-

Pirja e duhanit shkakton 7 milionë viktima çdo vit, dhe shkatërron planetin përmes shpyllëzimit, ndotjes dhe hedhjes së bishtave në tokë.

Këto janë detajet nga studimi më i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ku përveç kostos së ambjentit, shtohen edhe kostot e shëndetit, ku llogariten 1.4 trilionë dollarë shpenzime për shëndetin.

Nga të mbjellat deri tek paketa, duhani kërkon një përdorim intensiv burimesh e gjithashtu çliron kimikate të dëmshme në tokë dhe ujë, si dhe çliron edhe gazet serë.

“Duhani jo vetëm i bën me kancer mushkëritë e njerëzve, por është kancer edhe për mushkëritë e Tokës”, tha Dr. Armando Peruga, mbikëqyrësi i këtij studimi.

Prodhimi i duhanit përfshin 124 shtete në gjithë botën dhe zë 4.3 milionë hektarë tokë bujqësore. 90% e kësaj sasie mbillet në vendet e treta, tek ato vende me ekonomi të ulët. Cigarja është shqetësim edhe si ndotës i ambjentit.

“2/3 e gjithë sasisë së cigareve, mbeten në tokë si mbeturina”, u shpreh Peruga.

Këto mbeturina lidhen me kimikate si arseniku dhe metale të rënda, të cilat kthehen në materiale të dëmshme për ujërat. Megjithëse qeveritë mbledhin 270 miliardë dollarë taksa çdo vit prej duhanit, OBSH sugjeron që të rriten akoma më shumë taksat por edhe çmimet për paketë, gjë që mendohet të sjellë edhe uljen e përdorimit të këtij ‘vrasësi’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco