Të gjitha problemet e mundshme që mund të shfaqen gjatë shtatzënisë me binjakë, ja mitet dhe të vërtetat

Të gjitha problemet e mundshme që mund të shfaqen gjatë shtatzënisë me binjakë, ja mitet dhe të vërtetat

08:38, 30/05/2017
A+ Aa A-

Shtatzënia është një periudhë që sa kënaqësi të fal, po aq dhe shqetësime mund të sjellë. Si e përjeton një femer nuk e përjeton një tjetër dhe si është shtatzënia me një foshnje nuk është me dy. Të sjellesh binjakë ne jetë shoqërohet me dyfish rreziqe për organzimin. Mundësia për shfaqjen e problemeve të ndryshme është edhe më e madhe dhe më poshtë do të lexoni në mënyrë të përmbledhur të gjitha shqetësimet, të vertetat dhe mitet për shtatzëninë me binjakë.
1.Foshnjet nuk kanë peshë trupore të njëjtë dhe kjo nuk konsiderohet si problem deri në momentin që foshnja e vogël rritet normalisht . Problemi më i madh është tek binjakët identikë që rriten në një qese amniotike.
2. Shumica e binjakëve lindin midis javëve 35 – 37, por nuk ka një datë fikse. Placenta qoftë një apo dy rëndon më shumë mitrën tek nëna që pret binjakë duke shtypur qafën e mitrës. Kjo gjë mund të sjellë kontraktime të parakohshme dhe zgjerim të qafës së mitrës. 
3. Nuk është e thënë që nënat që presin binjakë do i sjellin në jetë përmes operacionit cezarian.Gjithçka varet nga pozicioni i fëmijës se parë.

4. Nënat mund t’i ndjejnë lëvizjet e të dyja foshnjeve. Pas javes së 24, foshnjet pozicionohen dhe nëna mund t’i ndjejë .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco