E zbulojnë shkencëtarët: Ja testi i thjeshtë që parashikon nëse do prekeni nga kanceri

E zbulojnë shkencëtarët: Ja testi i thjeshtë që parashikon nëse do prekeni nga kanceri

23:01, 24/05/2017
A+ Aa A-

Një test i zakonshëm gjaku ka rezultuar të jetë shumë më i saktë në parashikimin e kancerit se gjëndrat për kancerin e gjirit.

Shkencëtarët thonë se kjo është metoda më premtuese e zbulimit të sëmundjes në 30 vitet e fundit.

Numri i lartë i trombociteve (qelizave të gjakut që luftojnë mbylljen e plagëve) lidhen me rrezikun e lartë të një prej formave të kancerit dhe shkencëtarët u kërkojnë mjekëve t’i konsiderojnë këto të dhëna si metodë e hershme zbulimi për pacientët që nuk kanë shfaqur simptoma të tjera të sëmundjes.

“Zbulimet tona për trombocitet tregojnë një lidhje të fortë me kancerin, veçanërisht tek burrat, shumë më e fortë se lidhja e gjëndrave me kancerin e gjirit tek gratë”, tha Willie Hamilton nga Universiteti i Exeterit në Britaninë e Madhe.

Ai tha se ky zbulim mund të shpëtojë qindra jetë njerëzish çdo vit.

Numri i lartë i trombociteve tek njerëzit (thrombocytosis) prek rreth 2 për qind të njerëzve mbi moshën 40-vjeçare dhe ka qenë i lidhur me kancerin edhe më parë. Ajo që zbulon ky studim i ri është se vendos një lidhje më të fortë mes numrit të lartë të trombociteve tek të gjitha moshat dhe të dyja gjinitë, me kancerin në të gjitha pjesët e trupit.

Studiuesit analizuan 31 261 të dhëna të pacientëve në Britaninë  e Madhe me numër të lartë trombocitesh dhe 7 969 të dhëna të pacientëve me numër normal trombocitesh.

Ata zbuluan se 11.6 për qind e të gjithë burrave me thrombocytosis u diagnostikuan me kancer brenda një viti, krahasuar me 4.1 për qind të atyre që nuk kishin numër të lartë trombocitesh.

Ndërsa, 6. 2 për qind e grave me numër të lartë trombocitesh u diagnostikuan me kancer për gjatë vitit pasues, në krahasim me 2.2 të atyre që kishin nivel normal trombocitesh.

Nëse niveli i lartë i trombociteve regjistrohej për herë të dytë brenda gjashtë muajve, atëherë rreziku ishte edhe më i madh. 18.1 për qind e burrave dhe 10.1  për qind e grave u diagnostikuan më pas me kancer.

Ndërsa gjëndrat janë paralajmëruese të kancerit të gjirit për vetëm 8.5 për qind të rasteve.

Studimi është publikuar në “The British Journal of Medical Practice”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco