Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Dëshironi jetë të gjatë dhe të lumtur? Filloni të hani spec djegës

Dëshironi jetë të gjatë dhe të lumtur? Filloni të hani spec djegës

21:25, 24/05/2017
A+ Aa A-

Një hulumtim i bërë në Kinë tregon se konsumimi i përditshëm i ushqimit me spec djegës ndikon në uljen e nivelit të vdekshmërisë me 14 për qind.

Lidhja e zbuluar ishte më e shprehur te personat të cilët nuk konsumonin alkool. Ulje më të madhe të nivelit të vdekshmërisë është shënuar te personat të cilët konsumonin spec djegës të freskët.

Në një studim të mëparshëm, ekipi i shkencëtarëve, i udhëhequr nga Clifford Woolf, profesori në Fakultetin Mjekësor të Universitetit të Harvardit ka arritur të dëshmojë efekt pozitiv të kapsaicinës.

Kapsaicina çon deri te eliminimi i ndjenjës së dhembjes, por njëkohësisht nuk shkakton shtangim të muskujve dhe marramendje.

Kapsaicina ndikon në lirimin e endomorfinës në tru dhe kështu çon në përmirësimin e gjendjes shpirtërore te njerëzit të cilët hanë spec djegës apo ushqime të cilat e kanë këtë përbërës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco