Me këto ushqime e vendosni burrin në dietë, pa e marrë vesh fare

Me këto ushqime e vendosni burrin në dietë, pa e marrë vesh fare

14:23, 24/05/2017
A+ Aa A-

Me ushqimet e mira dhe mënyrën se si kemi ngrënë gjatë gjithë dimrit, apo këtyre ditëve të freskëta të pranverës jo pak prej nesh kanë marrë ca kile tepër. Edhe pse na duket çudi, rezultati është se e kemi ekzagjeruar nga pak pa e marrë vesh me ushqimet. Edhe ju, edhe ai. Por si mund t’ia bëni që të nisni dietën ju dhe bashkëshorti, pa e marrë vesh ai? Vetëm duke gatuar receta me pak kalori. Kështu mund ta ndihmoni në fshehtësi. Ja një prej tyre:

Një nga recetat më të thjeshta
Për të sjellë një aromë maksimale, ju propozojmë një nga recetat më të mira, që është edhe më e thjeshta dhe më e lehta: supa me thjerrëza. Vetëm hidhni një thelpi hudhër me pak piper dhe pak vaj ulliri, shtoni thjerrëzat direkt dhe shtoni ujë deri sa të gatuhen. Dhe në fund, shërbejini me rigon, vaj ulliri dhe pak bukë të thekur sipër.

Krahë pule me thjerrëza
Vendosni thjerrëzat në ujë për 1 orë, më pas shpëlajini dhe kullojini nga uji. Vazhdoni me përgatitjen e krahëve të pulës, duke i prerë dhe duke i marinuar me kurkumin, paprika dhe xhenxhefil pluhur, pak hudhër, pak lëkurë limoni të grirë, pak vaj ulliri dhe kos. Lërini për 1 orë të marinohen në frigorifer. Më pas vendosini në tepsi dhe piqini në 180 °C për 35 minuta. Kthejini nga ana tjetër dhe piqini edhe për 10 minuta. Prisni në feta selino, karotë, qepë dhe kaurdisini me pak vaj ulliri në një tenxhere. Hidhni pak verë të kuqe dhe shtoni gjysmë luge lëng domateje. Më pas shtoni thjerrëzat, 600 gr ujë dhe 3 fletë dafine. Lërini të ziejnë bashkë për rreth 40 minuta. Shtoni edhe kripë, krahët e pjekura të pulës. Lërini edhe 10-15 minuta dhe servirini të ngrohta./Shije.al

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ASKUSHI24/05/2017 17:31

per qa me i ba burrit diete me shku pastaj me tjera A ka mbet nej grua e marr me i ba burrit diete

ASKUSHI24/05/2017 17:29

per qa me i ba burrit diete me shku pastaj me tjera

Shto koment

Denonco