Dushi i përditshëm mund t’ju sjell shumë dëme

Dushi i përditshëm mund t’ju sjell shumë dëme

03:00, 25/04/2017
A+ Aa A-

Nëse mendoni se duhet të bëni dush çdo ditë, atëherë është koha të mendoni prapë.

Kur keni qenë fëmijë, prindërit mund t’jua kenë futur në kokë idenë e të bërit dush çdo ditë, por e vërteta është se duke bërë dush çdo ditë, ju mund t’i shkaktoni vetes më shumë dëme sesa të mira.

Përse thuhet kështu?

1. Dushi i përditshëm i largon edhe bakteret e mira

Përderisa mund t’ju duket e logjikshme që dushi i përditshëm i largon bakteret dhe mikrobet, duhet të keni parasysh se dushi i shpeshtë mund të shkaktojë ngatërresa në mikroorganizmat e trupit, pa të cilat sistemi juaj i imunitetit, sistemi i tretjes dhe zemra nuk do të mund të funksiononin. Dëmtimi i tyre mund të shpie edhe në probleme serioze me akne.

2. Mund të jeni duke e tharë lëkurën

Sapuni dhe uji i nxehtë mund të jenë duke jua tharë lëkurën, dhe kjo do të thotë se do të keni më shumë çarje në lëkurë dhe ajo do të jetë më e hapur ndaj infeksioneve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco