Jeni trashaluq prej nepsit? Zbuloni dietën me akullore

Jeni trashaluq prej nepsit? Zbuloni dietën me akullore

04:49, 24/03/2017
A+ Aa A-

Shëndeti – Nëse jeni një person që keni neps e për pasojë kile të tepërta ju sugjerohet një dietë e re! Konsumoni një tas të freskët me akullore, perfekt për të luftuar të nxehtin e verës, ndërsa në pak ditë do të rigjeni formën tuaj ideale fizike pa humbur buzëqeshjen

Akullorja do të furnizojë organizmin tuaj me ujë, do t’ju mbushë me energji dhe do t’ju kënaqë falë shijes së freskët dhe të thellë. Nëse dëshironi të humbni dy ose tri kile, por mendimi për të mbajtur një dietë ju dëshpëron shumë, atëherë ndryshoni strategji. Falë dietës me akullore ju do të buzëqeshni dhe do të dobësoheni pa shumë lodhje: ja gjërat që duhet të dini.

Për t’u ditur

Meny e përditshme me bazë akulloren dhe jo vetëm! Dieta e akullores parashikon përdorimin e saj, e freskët dhe në gjendje të japë energji, në vend të një vakti apo të një mesvakti. Por është e parekomandueshme për këdo që vuan nga diabeti. Kaloritë e përditshme që parashikojnë këtë lloj diete le të themi, janë 1200: ekspertët rekomandojnë të ndiqni këtë lloj regjimi ushqimor vetëm për një javë. Por ju mund ta përsëritni atë në ndonjë javë pasardhëse.

Mëngjesi

Në mëngjes konsumoni lëng frutash, çaj ose kafe me katër biskota të lyera me marmelatë apo 30 gramë bollgur me kos pa yndyrë. Një frutë e freskët pas mëngjesit favorizon hidratimin e organizmit dhe ju ndihmon të arrini drekën me më shumë energji.

Dreka tipike

Nëse për shkak të vapës nuk keni uri atëherë zgjidhni akulloren, kosin dhe frutat që ju ushqejnë pa u ndier të fryrë dhe të rëndë. Përgatisni një drekë të shijshme me 200 gramë luleshtrydhe dhe me tre lugë akullore. Përndryshe mund të zgjidhni proshutë pa dhjamë me pjepër ose akullore prej kosi të përzier me fruta të stinës. Para darke preferoni perime të stinës të shtrydhura, lëngë domateje, një akullore ose akull me fruta.

Përfitimet

Është e përshtatshme për këdo që praktikon aktivitet sportive: akullorja me fruta ka një përmbajtje të lartë uji dhe kripërash minerale. Sipas kërkimeve ky ushqim gjeneron një përgjigje emotive dhe rrit humorin e mirë. Ashtu siç theksojnë nga Instituti i Psikiatrisë në Londër, kur hamë akullore, në tru nxitet një mekanizëm me efekte si ato kur dëgjojmë këngët e preferuara.

Darka detox (pastruese)

Shijoni freskinë e mbrëmjes me një darkë të thjeshtë, por të shijshme: ju mund të zgjidhni sallatë me oriz e spinaq, domate me vaj ulliri, perime në zgarë ose të gatuara në avull, fileto pule, peshk, sallatë me fruta deti etj. Hapini rrugë fantazisë dhe përdorni përbërësit e stinës, të freskët dhe me cilësi.

Çfarë lloj çokollate?

Akulloret… nuk janë të gjitha njëlloj! Një top i vogël akulloreje peshon rreth 40 gramë. Nëse 100 gramë akullore me fruta përmbajnë rreth 150 kalori, është e mundur të arrihet edhe në 200-250 kalori kur bëhet fjalë për kremra dhe akullore me çokollatë, të përgatitura me qumësht dhe vezë. Ndaj preferoni më shumë akulloret me fruta, më të lehta dhe me më pak kalori. Po akullin? Përgatiteni në shtëpi, me ujë të mirë duke preferuar edhe lëngë frutash të freskëta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco