Kujdes nga Aspirina! Ja çfarë dëmesh i shkatërron trupit tuaj

Kujdes nga Aspirina! Ja çfarë dëmesh i shkatërron trupit tuaj

20:16, 22/03/2017
A+ Aa A-

Shkencëtarët e Universitetit të Southampton dhe Maastricht të Holandës ekzaminuan të dhënat shëndetësore të njerëzve që konsumonin qetësues si aspirinë, warfarin apo ilaçe të tjera të gjeneratës së re për të parandaluar goditjet në tru.

Ata zbuluan se pacientët që kishin përdorur aspirinë, kishin 1.9 herë më shumë gjasa për t’u prekur nga arresti kardiak.

Këto të dhëna përforcojnë kështu studime të mëparshme, që kanë dalë në konkluzionin se aspirina bën më shumë dëm se mirë.

Të dhënat e kohëve të fundit tregojnë gjithashtu se ajo shkakton gjakderdhje në stomak dhe në raste të rralla edhe në tru.

Studimi ku u vëzhguan 30 mijë pacientë, u dallua se ata që kishin aritmi kardiake, ishin tepër të rrezikuar nëse merrnin aspirinë në vend të një qetësuesi tjetër. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco