Fëmija e pickuar nga merimanga shpëtohet me 12 shishe kundërhelm

Fëmija e pickuar nga merimanga shpëtohet me 12 shishe kundërhelm

07:33, 26/02/2017
A+ Aa A-

Fëmija i quajtur Matthew Mitchell, i cili jeton në rajonin Central Coast, është pickuar nga merimanga e fshehur në këpucë.

MELBURN (AA) - Fëmija i moshës 10-vjeçare i cili ishte pickuar nga ana e një merimange "hinkë" (funnel-web) në shtetin Uellsi i Ri Jugor të Australisë, është shpëtuar me 12 shishe kundërhelm, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të Channel 9 News, fëmija i quajtur Matthew Mitchell, i cili jeton në rajonin Central Coast, është pickuar nga merimanga e fshehur në këpucë.

Mjekët e kanë shpëtuar me 12 shishe kundërhelm, dozë kjo e cila është më e madhe në historinë e vendit.

Drejtuesi i Parkut të Zvarranikëve të Australisë, Tim Faulkner, vlerësoi se Mitchell i cili ishte pickuar në gishtin e këmbës ka pasur fat të madh që ka mbijetuar.

Në Australi vend ku jetojnë një numër i madh i merimangave helmuese, me aplikimin e kundërhelmit janë zvogëluar vdekjet, ndërsa vitin e kaluar në muajin prill 22 vjeçari Jayden Burleigh kishte humbur jetën nga pickimi i një merimange të llojit "Red back" në shtetin Uellsi i Ri Jugor.

Marimanga "hinkë" (funnel-web) është ndër llojet më helmuese në botë, dhe personi i cili pickohet mund të humb jetën brenda 15 minutave.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco