Mbështjellja me mjaltë që shëron të ftohtin dhe bllokimin e hundës

Mbështjellja me mjaltë që shëron të ftohtin dhe bllokimin e hundës

17:51, 23/02/2017
A+ Aa A-

Mbështjellja me mjaltë është diçka që shumë njerëz nuk do ta mendonin si një zgjidhje për të shëruar të ftohtin ose gripin. Fillimisht është përdorur si kurë për të ftohtin, kollën dhe bllokimin e hundëve. Më vonë u vu re së ndikonte edhe në sëmundjet e tjera të rrugëve të frymëmarrjes.

Për shkak të vetive të larta shëruese dhe të përbërësve shumë aktivë, mjalti është zgjidhja e duhur për të trajtuar sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes. Kjo kurë është në gjendje të shërojë gripin, kollën ose bllokimin e hundëve në vetëm një ditë dhe t’i pastrojë mushkrit brenda 48 orëve trajtim.

Përbërësit:

300 gr mjaltë i pastër

Miell ose niseshte

2 lugë vaj ulliri

Garzë

Një copë e pastër

Ngjitës i fortë

Përgatitja:

Përziejeni mjaltin me vaj ulliri për të formuar një strukturë homogjene (nëse kura është për një person të rritur, atëherë hidhni edhe pak pluhur mustarde). Më pas shtoni miell ose niseshte në mënyrë që përgatitja mos t’ju ngjitet në duar. Vendoseni  copën që keni marrë  mbi një sipërfaqe të sheshtë dhe shpërndajeni me kujdes mjaltin mbi të.

Vendoseni më pas copën me mjaltë në kraharor ose në kurriz, sipas nevojës dhe ngjiteni me ngjitës. Ne rekomandojmë ta vendosni në pjesën e kraharorit kur personi ka kollë, hundë të bllokuara ose të ftohtë dhe në shpinë nëse po e përdorni për pastrim mushkrish ose nxjerrje gëlbaze.

KUJDES! Mos e vendosni copën direkt mbi zemër, por sipër ose anash saj.

Ky trajtim bëhet përpara kohës së gjumit. Lëreni për 3 orë kur trajtimi performohet mbi një fëmijë dhe këshillohet të lihet tërë natën kur kura është për një të rritur. Do të vini re se në mes të natës trupi do fillojë të djersijë shumë dhe do ndieni pak nxehtësi të brendshme. Ky efekt është si rezultat i detoksifikimit të trupit dhe ju ndihmon të ulni inflamacionin. Pas natës së parë pacienti do të ndihet menjëherë i lehtësuar. Në mëngjes hiqeni copën dhe bëni një dush  me ujë të ngrohtë për t’u pastruar. Përsëriteni për disa ditë për të ndierë një largim sa më të madh të simptomave.

Për t’u pasur kujdes:

Mos e vendosni këtë përbërje në pjesë lëkure të irrituar, të djegur ose të nxirë.

Njerëzit që kanë alergji nga të paktën njëra nga përbërësit nuk duhet ta kryejnë kurën.

Rekomandohet vetëm për fëmijë mbi 6 muajsh.

/Burimi: Healthy Life Byte – Gazeta Shëndeti/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco