Nuk plotësonin kushtet e higjenës, bllokohen 13 thertore në Vlorë

Nuk plotësonin kushtet e higjenës, bllokohen 13 thertore në Vlorë

15:37, 23/02/2017
A+ Aa A-

Autoriteti Kombetar i Ushqimit ka bllokuar 13 thertore nga 26 të tilla që operojnë në qarkun e Vlorës në jug të vendit.
Pas aksioneve të këtij autoriteti subjektet rezultuan se ushtrojnë aktivitetin e tyre jashtë kushteve higjenike, duke vënë në rrezik jetën e konsumatorëve. Drejtuesi i AKU në Vlorë, Lorenc Rexho paralajmëron aksione të tjera. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 13 thertore në qytetin e Vlorës për mungesë të kushteve bazë të higjenës.

Kreu i këtij autoriteti në qytetin bregdetar, Rexho, thotë se disa prej subjekteve u është pezulluar aktiviteti, ndërsa për të tjerë është lënë një afat për përmirëisimin e standardit të higjenës. Rexho bën me dije se institucioni që ai drejton do të vijojë me aksionet ndaj subjekteve për të garantuar siguri për konsumatorin./atsh

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco