Metoda natyrale për të qetësuar dhimbjet e veshit gjatë natës

Metoda natyrale për të qetësuar dhimbjet e veshit gjatë natës

06:46, 22/02/2017
A+ Aa A-

Edi Gogun e pyesin vazhdimisht për të përmirësuar probleme të ndryshme të lëkurës o shëndetit, me trajtime natyrale. Për të gjitha pyetjet që ka marrë në lidhje me trajtimin e dhimbjeve te veshit, Edi na ka sjellë një metodë të thjeshtë që jep rezultat të mirë.

Është fjala për krizat e mesnatës, kur është e vështirë, për shumë arsye, që të shkosh te mjeku. Ja çfarë duhet të bëni:

Si për fëmijë e të rritur, në rastet e dhimbjes së veshit, merrni një çorape të pastër, mbusheni me kripë dhe ngroheni (vendoseni brenda një ene, të cilen e vendosni po brenda në një enë më të madhe, të mbushur me ujë të cilën e vendosni mbi zjarr (përdoret parimi i banjo marisë), për 5-6 minuta.

Çorapes lidhjani grykën që të mos derdhet kripa. Kthejeni çorapen e mbushur me kripë nga të gjitha anet që të ngrohet mirë.

Vendoseni mbi vesh (kontrolloni më parë nëse është në temperaturën e trupit) dhe lëreni derisa kripa të ftohet.

Mund ta përsërisni edhe një herë metodën, pas 1 ore.

Të shkuara mama dhe beba!

Me të zbardhur dita, shkoni dhe vizitoni fëmijën tek mjeku pediatër!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco