Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Hudhra mund t’iu shpëtojë jetën, ja si ta përdorni në sëmundjet e zemrës

Hudhra mund t’iu shpëtojë jetën, ja si ta përdorni në sëmundjet e zemrës

19:36, 20/02/2017
A+ Aa A-

Përvoja italiane e konsideron hudhrën si një lëndë hipotensive optimale. Ajo forcon, nxit dhe stimulon e lehtëson qarkullimin dhe pastrimin e gjakut. Hudhra ul tensionin e gjakut dhe forcon tkurrjet e zemrës, normalizon ritmin kardiak.

Hudhra pakëson sasinë e kolesterolit, sheqerit dhe yndyrnave të gjakut.

Në sëmundjen hipertonike, ka disa skema mjekimi të sëmundjes hipertonike.

Fillon me 1 thelb hudhre në ditë, shtohet nga 1 thelb hudhra në ditë derisa arrin 5 thelbinj në ditë dhe më pas doza ulet gradualisht nga 1 thelb në ditë, derisa arrin doza fillestare 1 thelb në ditë. Me 7 ditë pushim kura mund të përsëritet kështu deri në përmirësimin e gjendjes.

Përzihen 5 lugë gjelle mishle me baraz peshë; 25 gr lule murrizi, me disa thelbinj hudhre, me bar bishtkali dhe me bar veshtulle në 1 litër ujë valë. Pas 2 ore kullohet, ëmbëlsohet sipas dëshirës dhe jepet 2 herë në ditë, para buke, nga 1-2 lugë gjelle.

Hudhra pakëson ose zvogëlon formimin dhe ngjitjen e trombociteve në paretet e enëve të gjakut dhe pakëson rrezikun e arteriosklerozës cerebrale e kardiake dhe rrallon ose zhduk edhe krizat cerebrale e kardio vaskulare, si dhe sëmundjet trombo-embolike të aparatit të qarkullimit të gjakut.

Kohët e fundit është konstatuar botërisht se hudhra dhe gatesat e saj tresin minipllakëzat ose trombocitet nga yndyrnat dhe kalciumi që depozitohen në paretet e enëve të gjakut arterial. /Për gazetën “Shëndet+”, doktori i shkencave mjekësore Sami Galanxhi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco