Si mjekohen kistet e vezoreve

Si mjekohen kistet e vezoreve

21:40, 22/01/2017
A+ Aa A-

Kistet e vezores janë qeska të mbushura me lëng apo me material të fortë dhe i gjejmë brenda ose në sipërfaqe të vezoreve .

Shkaku i formimit të kisteve është çrregullimi hormonal i cili mund të vijë si pasojë e rënies së imunitetit , tokisnave në mëlçi , ushqimet apo edhe stresit . Vezoret e çdo gruaje prodhojnë normalisht çdo muaj një qelizë vezë .  Këto kiste janë shumë të shpeshta dhe mund të shfaqen tek femrat e të gjitha moshave. Shumica e femrave mund të kenë një kist ovarian gjatë periudhës së riprodhimit , por ky kist mund të shfaqet edhe gjatë  menopauzës duke qenë më problematik se të tjerët.

Çfarë është kisti ovarian?

Kistet ovariane janë qese të mbushura me  likid (leng), të cilat gjenden në siperfaqen e vezores (vezorja është organ gjenital femëror përgjegjës për prodhimin e hormoneve seksual femëror dhe riprodhim human ).

Tek femrat , çdo cikël menstrual formohen folikujt (qelizat vezë). Folikuli ovarian me përmasa më të mëdha se 2 cm , mund të quhet Kist Ovarian. Shumica e tyre janë me natyrë beninje ( jo kancerogjene ).

Format më të shpeshta të kisteve janë:

Kisti funksional, i cili është i lidhur me ciklin menstrual dhe mund të zhduket në shumicën e rasteve spontanisht pa mjekim.

Kisti endometriozik (endometriom) ku zhvillohet si rezultat i endrometriozës, gjatë së cilës qelizat endometriale vendosen jashtë mitrës.

Kisti dermoid (teratom), i cili mund të ketë përmbajtje solide p.sh : flokë, dhëmbe.

Simptomat

Kistet ovariene në shumicën e rasteve mund të jenë asimptomatik (pa simptoma) dhe mund të zbulohen rastesisht gjatë një kontrolli gjinekologjik rutinë por në disa raste mund të shfaqen me simptoma te tipit: dhimbje pelvike, diskonfort abdominal ose dhimbje gjatë kontaktit seksual.

Përveç simptomave ato mund të japin komplikacione të cilat ndodhin si pasojë e rritjes së përmasave të kistit duke ndryshuar vendodhjen e tij të zakonte dhe duke çuar në perdredhje të vezores ose ruptura e kistit ovarian që manifestohet me dhimbje abdominale të forta dhe hemoragji të brendshme.

Diagnostikimi

Prania e një kisti ovarian mund të shihet gjatë egzaminimit pelvik.

Nëse dyshohet prania e tij atëherë bëhen teste të tjera për të përcaktuar llojin e kistit si p.sh:

Testi i shtatzënisë ku testi pozitiv tregon që kisti është korpus luteum i cili zhvillohet pasi çahet folikuli.

Ekografia pelvike e cila mund të jetë transabdominale ose transvaginale .Me anë të ekografisë përcaktohet vendndodhja e kistit , përmasat dhe përbërja e tij.

Rezonanca magnetike

Dozimi i Ca 125, marker tumoral i cili rritet zakonisht në kancerin e vezores, por mund të rritet edhe në gjendje jo kancerogjene siç janë: endometrioza , fibromiomat ose SIP (sëmundjet inflamatore pelvike).

Trajtimi

Trajtimi i kisteve ovariene varet nga mosha e pacientes , lloji i kistit si dhe dimensionet e tij.

Përdorimi i kontraceptiveve oral ul shansin që kiste të rinj të shfaqen në ciklet pasardhëse dhe gjithashtu ul shanset për shfaqjen e kancerit të vezores. Për kistet e thjeshta me dimensione të vogla në moshën riprodhuese mund të pritet dhe të rikontrollohet ekografikisht pas një muaji nëse kisti është i pranishëm apo jo.

Ndërhyrja kirurgjikale mund të jetë e nevojshme për të eliminuar  kistet me përmasa të mëdha , kistet dermoide ( të cilat duhen operuar pavarësisht përmasave )ose për tu siguruar që nuk kemi të bëjmë me ndonjë formë të kancerit ovarian.

Trajtimi kirurgjikal mund të bëhet laparoskopik ose classic me një incision longitudinal ose transversal në nivel të abdomenit inferior./shendeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco