Ja nga çfarë kanceri rrezikohet zona intime e femrës

Ja nga çfarë kanceri rrezikohet zona intime e femrës

18:15, 21/01/2017
A+ Aa A-

Shkencëtarët zbulojnë se ky tumor malinj ka një nënlloj që prek zonën intime femërore. Një studim i ri tregoi se gratë mund të rrezikohen nga një lloj i kancerit të lëkurës që shkencëtarët deri tani e kanë anashkaluar.

Melanoma, kanceri që prek qelizat prodhuese të melaninës, deri tani kategorizohet në disa lloje, që prekin qelizat e lëkurës dhe mukozën.

Melanoma vagjinale zakonisht konsiderohet si pjesë e grupit të dytë, por raporti i ri sugjeron se vagjina dhe vulva (pjesa e jashtme) mund të preken nga një lloj i veçantë i sëmundjes.

Kërkuesit zbuluan se kanceri i lëkurës i llojit të parë (që prek qelizat e lëkurës), pëson mutacione të ndryshme, duke u kthyer në një lloj të veçantë tumori për pjesën intime.

“Ndërtimi i veçantë molekular i melanomave të vulvës dhe të vagjinale, e bëjnë këtë sëmundje një nënlloj të veçantë të melanomës.”, shkruhet në raport, duke shpjeguar se për to, duhet një lloj i veçantë kure.

Melanoma është lloji më i rrallë por më i rrezikshëm i kancerit të lëkurës, shkruan Anabel. Melanoma vagjinale është veçanërisht e rrallë, 1 në 50 raste, por përbën një rrezik për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco