Mrekullitë e ujit të orizit në shëndet dhe bukuri

Mrekullitë e ujit të orizit në shëndet dhe bukuri

20:13, 13/10/2016
A+ Aa A-

Orizi është një nga ushqimet më të preferuara për njerëzit në mbarë botën. Ai është kultivuar për herë të parë në Azi dhe po në këtë vend është përdorur edhe si produkt bukurie.

Orizi përmban një sasi të konsiderueshme antioksidantësh, mineralesh, vitamina E dhe përbërës të tjerë që e bëjnë orizin një aleat shumë të mirë për kujdesin e lëkurës.

Uji i orizit ka disa efekte pozitive në shëndet dhe në lëkurë. Ai mund të përftohet nga zierja e orizit për disa minuta dhe më pas kullimi i tij. Lëngun e orizit mund ta ruani në një shishe qelqi në frigorifer. Gjatë procesit të zierjes orizi lëshon përqendrime të larta të vitaminave B, acidit folik dhe antioksidantëve, prandaj uji i orizit është kaq i dobishëm.

Mënyrat se si mund të përdorim ujin e orizit:

Trajtues për flokët - Për flokë të fortë, të shndritshëm dhe plot shkëlqim përdorni ujë orizi në vend të balsamit. Pasi të keni larë kokën, shpëlajeni atë me ujë orizi.

Tonik për fytyrën - Përbërësit aktiv që gjenden në ujin e orizit zvogëlojnë madhësinë e poreve, heqin qelizat e vdekura të lëkurës dhe ndriçojnë lëkurën. Uji i orizit parandalon shfaqjen e puçrrave gjithashtu.

Ndalon diarrenë - Mineralet e gjendura në oriz trajtojnë simptomat e diarresë. Në një gotë me ujë orizi shtoni një majë luge kripë dhe pijeni 2 herë në ditë.

Rrit energjinë - Uji i orizit i jep trupit 8 aminoacidet më esenciale që ndihmojnë në rigjenerimin e muskujve dhe rritjen e energjisë. Pini 1 gotë ujë orizi para aktivitetit fizik dhe do të ndiheni më me energji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco