Mësoni efektet pozitive të birrës, sidomos te femrat

Mësoni efektet pozitive të birrës, sidomos te femrat

20:08, 12/10/2016
A+ Aa A-

E konsumuar me masë dhe pas një diete të shëndetshme, birra sjell të mira për organizmin tonë.

Birra përmban silic, i cili ruan densitetin e kockave veçanërisht tek femrat.

Është një hidratues i shkëlqyer, sidomos pas stërvitjes dhe kjo provohet edhe nga rezultatet shkencore që përveç hidratimit, birra është në gjendje të zëvendësojë kripërat minerale si dhe vitaminat e trupit që janë konsumuar.

Gjithashtu, është vërtetuar se në bashkëveprim edhe me faktorë të tjerë, duke përfshirë edhe mënyrën e jetesës, konsumimi i moderuar i birrës parandalon edhe zhvillimin e sëmundjes së Parkinson-it.

Birra rrit gjithashtu kolesterolin e mirë, mbron stomakun nga ulcera, pasi ka vlera antibakteriale, është e pasur me antioksidantë natyralë, me vitamina B12 një vitaminë shumë e rëndësishme për sistemin nervor. E pasur me fibra të tretshme, konsumimi i dy gotave në ditë përmbajnë 10% të sasisë së fibrave të nevojshme që duhen marrë në ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco