Lajmi i fundit

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

FOTO/ Çfarë forme i keni vithet, ashtu e keni edhe shëndetin tuaj

FOTO/ Çfarë forme i keni vithet, ashtu e keni edhe shëndetin tuaj

12:14, 11/10/2016
A+ Aa A-

Është e tepër të thuhet që mbipesha dhe joaktiviteti fizik janë të pashëndetshëm, mirëpo studimet tregojnë që femrat të cilat kanë të shpërndarë në mënyrë të drejtë celulitin në vithet e veta mund të jenë më të shëndetshme se femrat të cilat nuk i kanë.

Kjo mund të jetë tregues që trupi juaj është mirë i përgatitur për të luftuar kundër sëmundjeve të caktuara.

Nuk janë të gjitha celulitet yndyra të këqija. Ato të cilat janë të depozituara në vithe janë të dobishme për shkak se mund të mbajnë thartirat yndyrore larg nga zemra, arteriet dhe mëlçia, andaj kështu zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, por mund do të jetë më i vogël edhe rreziku nga diabeti.

Megjithatë, patjetër duhet të kujdeseni të mos rrini gjatë ulur dhe të ushtroni, sepse yndyra e tepërt në vithe mund të shkaktojë hemorroide.

Verifikoni se cilës kategori i takojnë vithet tuaja dhe mësoni se në çka duhet të keni kujdes kur është fjala për shëndetin:

Image

 

Katrore apo forma H

Në vithe të kësaj forme yndyrat janë të shpërndara barabar deri te të ashtuquajtura doreza e dashurisë. Personat me vithe të këtilla zakonisht janë shumë të shëndetshëm, mirëpo nëse kanë pak dhjam në kërdhokulla, do të ishte e dëshirueshme që t’i eliminonin duke ushtruar me galiç.

E rrumbullakët apo forma O

Te vithet e kësaj forme yndyrat janë të shpërndara rreth vitheve sikur fshikëza apo qershi. Nëse kjo është e formës suaj, ju nuk duhet të brengoseni për shëndetin – ju jeni të shëndetshëm edhe fizikisht edhe psikikisht.

Formë zemre apo formë A

Pjesa e rëndësishme e yndyrave te vithet e formës së zemrës apo të formës së dardhës ka tendencë të problemeve me zemrën. Për t’i penguar këto, patjetër duhet të bëni stërvitje.

Forma V apo e kundërt

Vithet më të gjera në pjesën e poshtme të shpinës janë të zakonshme për femrat me nivel më të ulët estrogjeni. Vithe të këtilla më së shpeshti kanë femrat e moshuara. Ato patjetër duhet të rregullojnë yndyrat, ndërkaq transyndyrat nuk do të guxonin fare t’i provonin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco