Nëse keni këto simptoma, vuani nga myku

Nëse keni këto simptoma, vuani nga myku

21:14, 21/03/2018
A+ Aa A-

Ndonëse jo shumë e njohur, sëmundja e mykut është shumë e përhapur. Myku i shtëpise është i përbërë nga biotoksina që trupi nuk mund t’i metabolizojë duke i bërë mjaft të rrezikshme për organizmin. Kur këto biotoksina hyjnë në trup, ato mund të shkaktojnë një sërë simptomash. Kjo sëmundje shpesh herë keqdiagnostikohet pasi simptomat e mëposhtme janë të ngjashme me ato të alergjive!

Nëse sëmundja e mykut nuk kurohet në kohë, mund të zhviillojë komplikacione të tjera si astmë, sinozit dhe inflamacion të mushkërive. Më poshtë Living do të listojë 10 shenjat paralajmëruese që ju vuani nga sëmundja e mykut.

1. Teshtimë

Kjo është për shkak se sporet e mykut mund të irritojnë hundën dhe fytin tuaj.

2. Rrufë ose hundë të bllokuara

Kjo ndodh kryesisht kur sistemi imunitar krijon një mukozë për të mbrojtur trupin kundër sporeve të mykut.

3. Kollitje

Ekspozimi ndaj mykut për një kohë të gjatë mund të çojë në komplikacione të tilla si pneumonia dhe bronkiti.

4. Sy të skuqur, të irrituar e të përlotur

Ashtu si alergentët e tjerë dhe myku mund të acarojë shqisat tuaja pasi janë ato, vija e parë që përballen me agjentët e jashtë dhe bëjnë filtrin e tyre.

Nëse vëreni që vuani nga këto shenja, apo druheni se në të ardhmen mund të vuani nga sëmundja e mykut pasi muret e shtëpise suaj janë me myk klikoni në këtë link për të mësuar si te parandaloni krijimin e mykut dhe pastrimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco