Studimi: Ja pse duhet të pini verë të kuqe para se të tymosni cigare

Studimi: Ja pse duhet të pini verë të kuqe para se të tymosni cigare

10:42, 20/11/2016
A+ Aa A-

Pirja e duhanit liron mikrogrimca në gjak të cilat dëmtojnë qelizat. Por sipas një studimi të ri mjekësor,  vera e kuqe do t’iu mbrojë nga dëmet që shkakton duhani në organizëm. Vera e kuqe, sipas studiuesve përmban nivele të larta të fenolit, substancë që rigjallëron arteriet.

Mjekët sugjerojnë çdo ditë se mënyra më e mirë për të mbrojtur shëndetin, është lënja e duhanit, por pavarësisht paralajmërimeve, shumë njerëz nuk mund t’i rezistojnë cigares.

Por sipas raportit të ri, nëse pini një ose dy gota verë të kuqe para se të ndizni cigaren, mund të mbroni enët e gjakut nga dëmet, shkruan Daily Mail.

Vera e kuqe me nivele të larta fenoli, një kompleks natyror, stimulon formimin e oksidit nitrik, i cili rigjallëron arteriet koronare. Sipas studimit të publikuar në The American Journal of Medicine, ky proces është mjaftueshëm i fuqishëm për të mbrojtur arteriet nga duhani.

Megjithatë sipas hulumtuesve të Universitetit Saarland në Gjermani, kjo nuk duhet të merret si një këshillë jete, pasi studiuesit ishin fokusuar tek duhan pirësit e rastit dhe jo ato të varurit.

Megjithatë rezultatet kanë treguar pa mëdyshje se vera e kuqe punon si një mburojë mbrojtëse për arteriet./Syri.net

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco