Ja pse nuk duhet ta mbani domaten në frigorifer

Ja pse nuk duhet ta mbani domaten në frigorifer

05:37, 21/02/2018
A+ Aa A-

Shkencëtarët e universitetit të Florida kanë dalë në një përfundim se i ftohti i humb shijen domates, pasi dëmtohen enzimat përgjegjëse të saj.

Ata argumentojnë se domatet nën temperetarën 12 gradë celsius ndërpresin pjekjen e tyre, duke humbur edhe shijen dhe aromën.

Edhe nëse pas ruajtjes në frigorifer ato nxirren jashtë tij në temperaturë më të ngrohtë, substancat e aromës e shijes janë dëmtuar dhe nuk duke i hequr edhe freskinë.

Në fakt, pas analizave të imtësishme rezulton se domatet pas 7 ditësh në frigorifer humbin 70 % të përbërësve që i japin shije dhe aromë.

Gjithashtu i ftohti dhe temperaturat e ulëta dëmtojnë edhe fortësinë pasi çahen membranat. Për të gjitha këto arsye, është më mirë që domatet të konservohen në temperaturën e ambientit dhe larg dritës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco