Quhet “pika e qindra sëmundjeve”, mësoni çfarë ndodh nëse e masazhoni çdo ditë

Quhet “pika e qindra sëmundjeve”, mësoni çfarë ndodh nëse e masazhoni çdo ditë

05:24, 19/02/2018
A+ Aa A-

 

Burimi i rinisë ka qenë i fshehur prej kohësh në rrënjët e kulturës japoneze. Legjenda thotë se sekreti për rininë e përhershme është stimulimi i një pike në trup. Gjithashtu duke masazhuar këtë pikë do të mbroheni dhe nga shumë sëmundje dhe do ta mbani trupin në formë në mënyrë perfekte.

Në trupin tonë ndodhet rreth 365 pika dhe 12 meridiane kryesore të cilat mund të stimulohen për arsye të ndryshme. Akupresura është një formë natyrale e shërimit të trupit nëprmjet masazhimit të trupit me shtypje të ndryshme. Kjo metodë i jep organizmit përfitime të pafund, si shtimi i energjisë, përmirësimi i metabolizmit etj.
Gjeni pikën e “qindra sëmundjeve”

Në mjekësinë kinezë është e njohur me këtë emër, ndërsa në Japoni njihet si “pika e jetëgjatësisë”. Kjo pikë është e njohur dhe si Zu San Li dhe nëse e masazhoni rregullisht, përfundimisht do të ngadalësoni procesin e plakjes dhe do të përmirësoni shëndetin tuaj.
Kjo pikë ndodhet poshtë kupës së gjurit dhe mund të gjendet lehtësisht. Që ta gjeni, vendoseni dorën mbi gju (të djathtën tek këmba e djathtë dhe të majtën tek këmba e majtë) dhe prekni pikën mes gishtit të vogël dhe atij të unazës.

Gjithashtu nëse i vendosni këmbët mirë në tokë, ndërsa jeni ulur në dysheme, mund ta gjeni këtë pikë lehtësisht. Mbajini këmbët të mbështetura poshtë që ta gjeni lehtësisht. Pika më e lartë e gjurit quhet pika Zu San Li.

Duke e stimuluar atë do të parandaloni shumë sëmundje dhe të përballeni me shumë problem shëndetësore. Kjo teknikë ju ndihmon të shëroni vëshkat tuaja, mbani në kontroll shtyllën kurrizore, shëndetin riprodhues, shëroni gjendrat tiroide dhe tretjen si dhe rregulloni prodhimin dhe funksionin e shumë hormoneve.

Gjithashtu ndihmon me dhimbjet gastrite, kapsllëkun, problemet me urinimin, impotencën etj. Duke shtypur këtë pikë largoni ankthin, stresin dhe tensionin. Në të nëjtën kohë mund t;ju ndihmojë të humbisni peshë natyralisht dhe pa mund.
Teknika, hap pas hapi

Relaksohuni para se të nisni masazhin. Rekomandohet që të jeni të ulur. Merni frymë thellë dhe mendoni pozitivisht. Nisni masazhin tek pika e çdo këmbe në 9 lëvizje rrethore në drejtim të lëvizjes së akrepave. Bëjeni masazhin dhe mëngjes, para drekës. Nuk rekomandohet në darkë pasi mund të shkaktojë insomnia, transmeton shije.al.

Nëse masazhoni pikën Zu San Li në mëngjes 8 ditë para hënës së re, do t’i jepni një shtysë të fortë imunitetit tuaj dhe do të rigjeneroni çdo organ. Masazhimi në darkë këshillohet vetëm në rastet kur doni të humbisni peshë dhe të përshpejtoni metabolizmin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco