Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Ja kush janë shenjat e para të kancerit të gjirit, lexojeni menjëherë ...

Ja kush janë shenjat e para të kancerit të gjirit, lexojeni menjëherë ...

22:10, 18/02/2018
A+ Aa A-

Kanceri i gjirit mund të zbulohet dhe në fazat më të hershme të tij me anë të mamografisë, por kjo nuk ndodh në të gjitha rastet. Simptomat e kancerit të gjirit ndryshojnë nga një grua tek një tjetër, por simptomat më të zakonshme janë gjinjtë e fryrë si dhe një ndryshim në pamjen e thithkave.

Nëse vini re çfarëdolloj ndryshimi në gjintë tuaj ju rekomandojmë që të kontaktoni menjëherë me mjekun specialist. Mos u frikësoni, jo çdo lloj ndryshimi do të thotë se po vuani nga kanceri i gjirit, por është më mirë që të jeni vigjilente ndaj çdo lloj ndryshimi në trupin tuaj.

Shumica e grave ndiejnë një lloj gunge në gjirin e tyre dhe kjo i bën që ato të alarmohen menjëherë, por kjo nuk është gjithmonë një shenjë se ju po vuani nga kanceri i gjirit. Nëse gunga ose lumpusi është e fortë atëherë po duhet të shqetësoheni.

Duhet të takoni një doktor nëse:

Gjeni një gungë që ndihet ndryshe nga pjesa tjetër e gjoksit.

Gjeni një gungë e cila nuk ka qënë atje më parë .

Vini re një ndryshim te ngjyra ose përmasa e thithkave tuaja.

Nëse shihni se është duke dalë një lëng i gjakosur ose i pastër nga thithat tuaja pa u ushtruar forcë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco