Kjo është mënyra ideale për të ndaluar zhurmat në stomak

Kjo është mënyra ideale për të ndaluar zhurmat në stomak

17:25, 17/02/2018
A+ Aa A-

Ndodh që stomaku papritmas nis e “këndon” dhe ju detyroheni të kërkoni ndjesë për atë çfarë po ndodh brenda jush.

Çdo gjë varet nga sistemi tretës, kur vala e kontraksioneve muskulare shtyn ushqimin nga stomaku. Aparati tretës ka edhe lëngje që bashkë me ushqimin, shoqërohen edhe me gaz dhe ajër.

Pikërisht dy elementët e fundit janë përgjegjës për zhurmën e stomakut.

Dy orë pas ngrënies organizmi ynë prodhon një hormon që dërgohet si sinjal për oreksin në tru. Truri më pas i çon stomakut një sinjal për të aktivizuar pastruesit e stomakut nga ushqimi që ndodhet ende aty.

Në rast se nuk ka ushqim por vetëm gaz dhe ajër, atëherë nisin edhe dëgjohen zhurmat e çuditshme.

Por si mund t’i shmangim këto zhurma?

Ushqehuni shpesh dhe me masë. Vetëm në këtë mënyrë zhurmat shqetësuese do të rrallohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco