Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Mjekët ndalojnë veshjen e shapkave Crocs, ja problemet shëndetësore që mund të keni

Mjekët ndalojnë veshjen e shapkave Crocs, ja problemet shëndetësore që mund të keni

06:04, 17/02/2018
A+ Aa A-

Kroks, askush nuk tha që janë të bukura, por rehatia e tyre as nuk diskutohet! Me më shumë se 300 milion shapka të shitura në 90 shtete, ky është një ndër modelet më të kërkuara ! Të gjithë kemi parë t’i veshin një palë të tilla, në shtëpi, në plazh, në rrugë, madje jo vetëm njerëzit e thjeshtë por dhe yjët e Hollywoodit. 
Përkundër vlerësimeve të shumta disa mjekë podiatër (të specializuar për shëndetin e gjymtyrëve të poshtëm) paralajmërojnë se këto këpucë nuk janë aq të mira .
Dr. Megan Leahy, një pediatër me seli në Çikago, pranoi se shapkat ofrojnë mbështetjeje për harkun e këmbën, por thembra nuk është në pozicionin e duhur duke rritur rrezikun për tendinitis! Mund të keni gjithashtu probleme me mykun e thonjve sepse mbajtja e shapkave veshur për një kohë të gjatë mund të favorizojë shfaqjen e mykut. 
Leahy gjithashtu theksoi se të njëjtat probleme (përveç thonjve) vijnë edhe me veshjen e shapkave me gisht, që nuk ofrojnë mbështetje për thembrat. 
Doktor Alex Kor, President i Akademisë Amerikane të Mjekësisë Sportike Podiatrice tha për Huffington Post se njerëzit me një hark shumë të lartë mund të përfitojnë nga veshja e këtij modeli, por nuk i rekomandoi për veshjen e  përditshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco