Çfarë duhet të jetë në gjendje të bëj një fëmijë tre vjeç?

Çfarë duhet të jetë në gjendje të bëj një fëmijë tre vjeç?

10:43, 16/02/2018
A+ Aa A-

Çfarë mund të jetë në gjendje të bëj një fëmijë 3 vjeç?
Ai tani është në kohën që mund të flasë, të këndojë dhe të kërcejë. Tani ai ka aftësinë për të mësuar përmëndësh dhe për të shijuar tamam botën. Ky është momenti që ai ndihet krenar për aftësitë e tij dhe dëshiron që gjithçka ta bëjë vetëm.

Sa mund të kuptojë dhe të flasë një fëmijë 3 vjeç?
Ai thotë fjali të shkurtra. Fëmija në këtë moshë fiton një zotërim të mirë të gjuhës dhe nuk është më i kufizuar. Tani ai është në gjendje të prodhojë dhe të shqiptojë të gjitha fjalitë që më parë i dukeshin komplekse. Mund të thonë fraza të vogla si “ Mami dua makarona” ose “Dua të luaj me topin me ngjyra”.
Megjithëse nuk është akoma në gjendje që të bashkojë foljet në mënyrë të përkryer e t’i përdorë në mënyrë korrekte. Por e rëndësishme është që eksperimentet e tij gjuhësore bëhen më të guximshme çdo ditë. Vlen të theksohet se proçesi i të mësuarit dhe zhvillimit të gjuhës ndryshon nga fëmija në fëmijë. Mund të ndodhë që një fëmijë të flasë shumë, madje duke përdorur edhe një fjalor të përzgjedhur, ndërsa ka fëmijë që janë në gjendje të shprehin vetëm gjërat thelbësore.

Si i ndihmojnë vjershat në kopsht?
Në këtë moshë ata janë shumë të aftë të memorizojnë. Nëse fëmija është në kopsht ose çerdhe e ka më të lehtë të flasë dhe të mbajë mend. Ata mësojnë poezi të shkurtra, pra nuk kanë vështirësi në memorizimin e tyre aq sa i përsërisin edhe në shtëpi para prindërve të tyre. Mund të ndodhë që në disa raste ata të harrojnë disa fjalë ose të shpikin disa të tjera. Eshtë e rëndësishme që dikush (qoftë nëna, edukatorja, babi, gjyshi , gjyshja) të përsërisë tekstin me të sepse fëmija fiton më shumë besim.

A është i aftë një fëmijë 3 vjeç të zhvishet vetë?
Sigurisht që po. Fëmija tani është në gjendje të heqë rrobat e tij vetëm se: Duhet të jetë dikush që ta ndihmojë për të ngritur duart lart kur të heqi trikon. Dikush që ta mësojë për ekuilibrin kur i duhet të heqë pantallonat. Ende ka nevojë për mamin dhe babin.
Por asgjë nuk duket ta dekurajojë atë
Fëmija kur është 3 vjeç ka ndjenjën për tu sjellë si i madh. Ata duan me patjetër të imitojnë të rriturit në lidhje me veshjen, mënyrën e të qëndruarit apo edhe të ngrënit. Kjo është arsyeja që ata nuk e duan ndihmën e prindërve kur duan të zhvishen.

A është i aftë një fëmijë 3 vjeçar të përdori si duhet duart?
Fëmijët si në çdo moshë janë të nxitur nga kurioziteti për të eksploruar. Kjo bën që çdo gjë ta bëjnë me duart e veta. Për më tepër në këtë moshë janë shumë të saktë dhe të aftë në të gjitha lojërat manuale.

Mosha e duhur për të vendosur rregull
Edhe pse ende i vogël, tashmë është në gjendje të marrë përsipër përgjegjësitë e tij të para, si ai i riorganizimit të dhomës ku ai fle. Kjo nuk është vetëm një gjë e dobishme, por gjithashtu e nevojshme. Fëmija në këtë moshë duhet të fillojë të ketë disa pika referimi. Kjo është e rëndësishme pse fëmija duhet të mësohet me rregulla sepse disa zakone i merr dhe kur të rritet. Sigurisht që nuk mund të presësh shumë nga një fëmijë 3 vjeç. Rregullimin e dhomës mund ta ktheni në një lojë të bukur duke i mësuar atij vendin e duhur për çdo lodër që ka shpërndarë në dhomë.
A di si përdoret furça e dhëmbëve ?
Në të vërtetë, fëmijët marrin koordinimin e nevojshëm për të filluar përdorimin e furçës së dhëmbëve kur ata janë dy vjeç. Nga mosha tre vjeçare ata janë në gjendje të kryejnë lëvizjet më të vështira dhe të pështyjnë pastën e dhëmbëve.pernenat.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco