Infertiliteti në rritje, fekondimin in vitro zgjedhin ta bëjnë në Shqipëri dhe të huajt

Infertiliteti në rritje, fekondimin in vitro zgjedhin ta bëjnë në Shqipëri dhe të huajt

14:05, 13/02/2018
A+ Aa A-

Mjeku obsetër gjinekolog, Dr. Elton Peci në Spitalin Amerikan:  Ja shkaqet dhe teknikat e reja  për të pasur shtatëzaninë e dëshiruar!

Infertiliteti ose pamundësia për të ngjizur fëmijë prek 10-13% të popullsisë shqiptare. Por cilat janë shkaqet e infertilitetit femëror ose mashkullor.

Pse e hasim gjithnjë e më shumë edhe tek moshat e reja?Mjeku obsetër gjinekolog në spitalin Amerikan, Elton Peçi sqaron se shkaqet janë disa dhe pohon se është në rritje numri i cifteve të cilët kanë probleme me infertilitetin.

 “Mënyra e jetesës dhe ushqimi janë dy faktorë të rëndësishëm të cilët ndikojnë në këtë problematikë. Kjo vërehet zakonisht në analizat e spermogramës të meshkujve ku shohim një rënie të vlerave, të lëvizhmërisë apo të gjithë morfologjisëçka bën që të ulen shanset për një shtatëzani të femra”, shprehet mjeku obsetër gjinekolog.

Ai pohon gjithashtu se Spitali Amerikan prej 10 vitesh ofron shërbim mjeksor dhe multidisiplinar për trajtimin e infertilitetit, duke filluar që nga mjekimet e thjeshta deri mjekimet më të fundit si fertilizimi in vitro.

 “Tek meshkujt kemi kryesisht abuzimet me ushqimin, alkoolin, drograt që ndikojnë, ndërsa tek femrat kryesisht problemet me tubat, ose endometrioza e cila është një sëmundje e cila shkaktohet nga prania e qelizave të endometrit jashtë kaviteti të tij. Dukeqenëse sillen në mënyrë ciklike, shkaktojnë ato që quhen ciste dhe dëmtim të funksionit të tubava dhe mënyrën si inplantohet një embrion në endometër”, shprehet mjeku obsetër gjinekolog.

Sipas tij, fertilizimi in vitro është një nga teknikat më të përdoruara  në rastet kur në mënyrë natyrale është e pamundur shtatëzania “ Spitali Amerikan prej vitesh kryen me sukses fertilizimin in vitro dhe numri I personave që na besojnëështë gjithnjë e më në rritje jo vetëm nga çiftet shqiptare por edhe të huaja.

Kjo për shkak të standardeve që ka spitali për të realizuar me sukses fertilizimin in vitro, por edhe për shkak tëçmimeve konkurruese”, shprehet mjeku obseter-gjinekolog, Elton Peçi. Sipas tij, ky trend në rritje kur garantohet cilësia ka bërë që numri I çifteve të huaja që vijnë në shqipëri për fekondimin in vitor të jetë gjithnjë e më I lartë.

 “Në vende të ndryshme të perëndimit , fekondimi in vitro kushton deri në 25 mijë euro, ndërsa në Shqipëri çmimet janë nga 2500-3500 euro, pra kemi një diferenë nëçmim, ndërkohë që teknologjia dhe stafi mjekësor për kryerjen e kësaj teknike është njësoj si në këto vende”, thotë mjeku obsetër gjinekolog.

Madje sipas tij, në krahasim me disa vende, suksesi në Shqipëri është edhe më i madh. Mjeku gjinekolog sqaron edhe  mënyrën sesi ndiqet  shtatëzania me fekondim in vitro, duke u ndalur tek një nga pajisjet më moderrne si embrioskopi I cili bën të mundur monitorimin e embirioneve në ditët e para pas ngjizjes.

 “Kjo teknologji bën të mundur që ne të kemi një vlerësim më të mirë të embrionit duke zgjedhur embrionin më cilësor për një shtatëzani sa më të shëndetshme. Kjo pajisje analizon embrionet në mënyrë kompjuterike duke e bërë më të lehtë zgjedhjen e një embrioni të shëndetshëm”, shprehet mjeku.

Sipas tij një tjetër analizë të cilën Spitali Amerikan e ofron ekskluzivisht në  Shqipëri është analiza genetike e embrionit e cila vlen jo vetëm në rastet kur pacientet bëjnë disa fekondime in vitro, pa sukses dhe në mënyrë të pa shpjegueshme, por edhe në rastet kur kanë disa lindje  me fëmijë  jo të shëndetshëm genetikishit.

 “Përmes analizës genetike ne bëjmë të mundur të përzgjedhim ato embrione që nuk mbartin anomali”, shprehet mjeku obsetër gjinekolog.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco