Iu pëlqen kosi? Njihuni me përfitimet që iu sjell

Iu pëlqen kosi? Njihuni me përfitimet që iu sjell

18:12, 12/02/2018
A+ Aa A-

Kosi është një produkt është shumë ushqyes që prodhohet nga fermentimi natyral i qumështit.

përpos shijes unike të shijshme, kosi ka përfitime të shumta për shëndetin.

Ja 3 arsye pse duhet të konsumoni shpesh kos:

Ndihmon në uljen e hipertensionit

Studimet tregojnë se shtimi i kosit në dietën tuaj ndihmon në uljen e rrezikut të hipertensionit, i cili zakonisht njihet si presion i lartë i gjakut.

Gjithashtu ju ndihmon në mbajtjen e trupit në formë dhe parandalon sëmundjet kronike si dhe ndihmon sistemin tuaj të tretjes .

Kosi ndihmon në humbjen e peshës

Sipas një studimi të ri për të përshpejtuar humbjen e peshës dhe procesin e djegies së dhjamit ju duhet të shtoni kos në vaktet tuaja.

Kosi ka përmbajtje të lartë të proteinave që ju bën të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë dhe zvogëlon tendencën e të ngrënit shumë.

Kalciumi në kos e rrit procesin e djegies së yndyrës në trup dhe ndihmon në rritjen e shkallës metabolike.

Ata që e konsumojnë kosin rregullisht tentojnë të humbasin 80 për qind më shumë yndyrna në stomak, sesa ata që nuk e marin në mënyrë të rregullt.

Kosi ndihmon në përmirësimin e lëkurës

Gjithkush dëshiron një lëkurë të përsosur dhe rrezatuese. Konsumimi ose aplikimi i kosit direkt në fytyrë sjell dobi.

Acid laktik ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës dhe redukon shenjat e plakjes sipas studimin të Shoqërisë Dermatologjike të Zelandës së Re.

Kosi përmban acid laktik dhe zink që janë të dobishme për heqjen e akneve dhe rinovuar lëkurën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco