Studim; përse nuk është e shëndetshme të flini me reçipeta veshur

Studim; përse nuk është e shëndetshme të flini me reçipeta veshur

11:27, 12/02/2018
A+ Aa A-

=Ideja për krijimin e tyre daton që prej vitit 1889, por arritën të shihnin dritën e prodhimit vetëm në vitin 1914. Femrave të asokohe ju duhej të merreshin me punë fizike dhe ky aksesor do i ndihmonte shumë pasi mblidhte gjinjtë e tyre.
Po flasim për reçipetat, një aksesor i domosdoshëm në jetën e një femre. Ndoshta jo dhe aq, pasi këshillohet të mos i përdorni gjatë gjumit. Ky lajm mund të entuziazmojë partnerët tuaj, por shpjegimi shkencor është ai që duhet të vlejë në këtë rast.

Ekspertët e shëndetit publik rekomandojnë të hiqni reçipetat kur flini pasi ato shtrëngojnë gjendrat dhe kanalet e ndryshme limfatike, duke penguar në këtë mënyrë filtrimin dhe eliminimin e toksinave nga organizmi. Siç e dini një pjesë e mirë e funksioneve të eliminimit të toksinave nga organizmi ndodh gjatë fazës së gjumit.

Mbajtja e reçipetave natën shkakton gjithashtu akumulim të tepërt të ujit. Ky akumulim krijon dehidratim , por mund të çojë në shfaqjen e cisteve limfatike që ndikojnë drejtpërdrejt në kancerin e gjirit. 
Materiali përbërës i reçipetave ndikon në rritjen e temperaturës së gjoksit, mos harroni që gjoksi pre-kancerogjen ka temperaturë më të lartë se gjoksi i shëndetshëm. Studimet e ndryshme rekomandojnë që përdorimi i reçipetave nuk duhet të kalojë të 10 orët në ditë. Bëni kujdes me përzgjedhjen e materialit dhe formës që ju përshtatet, në mënyrë që të favorizoni qarkullimin e gjakut në këtë pjesë delikate të trupit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco