Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Vazelina, një krem që bën mrekullira. Ja si ta përdorni më mirë

Vazelina, një krem që bën mrekullira. Ja si ta përdorni më mirë

11:46, 09/02/2018
A+ Aa A-

Ja se për çfarë mund të përdorni këtë produkt të lirë.

Aroma e parfumit qëndron më shumë

Para se të spërkasni parfumin tuaj të preferuar, vendin ku do të vendosni parfumin lyjeni së pari me pak vazelinë. Parfumi nuk do të zhduket aq shpejt si më parë.

Vetulla të përkryera

Nëse i keni vetullat të ashpra, përkatësisht qimet që vazhdimisht lëvizin dhe i bëjnë vetullat e juaja të duken të shprishura, lyeni me një shtresë shumë e hollë të vazelinës dhe vetullat tuaja do të jenë të bindur.

Buzët e plasaritura

Vazelina është një nga mjetet më të mira për hidratim dhe ju lirisht mund ta përdorni atë si një zbutës për buzë (labelo). Buzët e tuaja do të jenë të ushqyera, hidratuara dhe sensuale.

Qerpikët të gjatë dhe të bukur

Nëse dëshironi që qerpikët tuaja të jenë të gjata dhe të rregulluara, përdorni një furçë për qerpikë (të maskës) të vjetër të cilën së pari duhet ta keni larë mirë nga gjurmët e vjetra të ngjyrës dhe lyeni qerpikët me furçë në të cilën keni vendosur një shtresë të hollë të vazelinës. Këtë procedurë përsëriteni për disa ditë me radhë, dhe ndryshimi është i garantuar. Shënim: së pari largoni grimin nga sytë.

E keni shpenzuar të gjithë kozmetikën

Jeni duke u bërë gati për të dalë, por keni harruar që e keni harxhuar buzëkuqin tuaj të preferuar apo hijen. Grimcat e grimit që ju kanë mbetur, hidhni pak vazelinë në to, dhe vendosni në fytyrë, askush nuk do të vërej ndryshimin.

Thembrat e buta

Vazelina është i mrekullueshme për kujdesin e lëkurës së plasaritur në përgjithësi, dhe në qoftë se ju e keni këtë problem me lëkurën e këmbëve, vazelina është zgjidhje e duhur për ju. Një këshillë, kur i lyeni këmbët vishini edhe çorapet në mënyrë që të qëndroj vazelina sa më shumë në lëkurë.

Për largimin e grimit

Nëse keni lëkurë të ndjeshme dhe produktet për largimin e grimit reagojnë në lëkurën tuaj, atëherë, vazelina është e zgjidhje e duhur për ju. Ky produkt jo vetëm që nuk do të shkaktojë një reagim (ndonjë irritim), por është gjithashtu i shkëlqyer për largimin e make-up i cili nuk hiqet aq lehtë.

Pas depilimit

Lëkura juaj është e kuqe dhe i irrituar pas depilimit, lyeni vendin e irrituar me vazelinë dhe lëreni që të thith. Skuqja do të zhduket shumë shpejt.

Majat e flokëve të plasaritura

Nëse flokët tuaj janë të gatshme për një prerje flokësh dhe ju dëshironi që të lëshoni dhe nuk dëshironi që ndryshoni gjatësinë, vazelinë është zgjidhje. Lyeni majat e flokëve me vazelinë, me të cilën do të mbuloni majat e plasaritura, ndërsa të përgatiteni për një model të ri të flokëve.

Grimi tek rrobat

Aksidentalisht i keni zhytur rrobat me buzëkuq. Aplikoni pak vazelinë në njollë dhe fërkoni, njolla ??do të zhduket menjëherë.

Ngjyrat e flokëve në lëkurë

I keni lyer flokët, por e keni ngjyer edhe gjysmën e fytyrës në ngjyrë të re të flokëve. Aplikoni pak vazelinë në vendet me njolla, dhe butësisht pastrojeni deri sa të largohet ngjyra.

Vënia e vatheve

Nëse ndonjëherë ju lëndon vënia dhe largimi i vatheve, lyeni vrimat me pak vazelinë dhe dhimbja do të largohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco