Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

Receta 2 minutëshe që eliminon dhjamin e barkut në shumë pak kohë

Receta 2 minutëshe që eliminon dhjamin e barkut në shumë pak kohë

10:30, 09/02/2018
A+ Aa A-

Dhjami në pjesën e barkut është një ndër sikletet më të mëdha të femrave, dhe njëkohësisht më e vështira për t’u hequr. Kjo ju detyron t’iu rrini larg veshjeve tuaja të preferuara. Gjithashtu dhjami mund të jetë një rrezik serioz shëndetësor, që sipas hulumtimeve më të fundit mund të shkaktojë edhe vdekje të parakohshme.

Nëse po luftoni me këtë problem, receta që do të ju rekomandojmë është një nga më të dobishmet për zhdukjen e dhjamit. Në fakt, të gjithë ata që kanë provuar, pohojnë se ajo jep rezultate të mahnitshme në kohë shumë të shkurtër. Ju nevojiten vetëm 3 përbërës, të cilët janë të dobishëm sepse nxisin metabolizmin duke ju ndihmuar të humbni peshë më shpejt. Metoda e përgatitjes është gjithashtu e lehtë.

Përbërësit që ju duhen:

Një limon

Një tufë majdanoz

Një gotë me ujë

Si të përgatitet:

Në një mikser përzieni majdanozin dhe më pas shtrydhni lëngun e limonit dhe vazhdoni t’i përzieni së bashku. Në fund, shtoni një gotë ujë në masën e përfituar dhe përzieni përsëri për disa sekonda.

Koha më e mirë për të pirë këtë lëng është në mëngjes, me stomak të zbrazët, për gjashtë ditë me radhë.

Kjo recetë do të ju ndihmoj juve të digjni shumë kalori pa pasur nevojë të largoni nga dieta juaj ushqimet e preferuara dhe të kaloni orë të gjata në palestër. Majdanozi është jashtëzakonisht efektiv sepse ju përmirëson tretjen. Lëngu i limonit është agjent i fuqishëm, antioksidantë që do të ju ndihmojë t’i largoni nga trupi toksinat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco