Substanca e shtuar në vajin e patateve të skuqura stimulon rritjen e flokëve

Substanca e shtuar në vajin e patateve të skuqura stimulon rritjen e flokëve

06:55, 09/02/2018
A+ Aa A-

Shkencëtarët kanë zbuluar që një substancë të cilën zinxhirët global të ushqimit të shpejtë ia shtojnë vajit gjatë përgatitjes së patateve të skuqura, stimulon rritjen e flokëve, transmeton Anadolu Agency.

Sipas studimit të publikuar në revistën “Biomaterials”, studiuesit në Universitetin Kombëtar Yokohama të Japonisë, kanë zbuluar që substanca kimike “dimetilpolisiloksan” e cila i shtohet vajit gjatë përgatitjes së patateve të skuqura, ndihmon prodhimin e folikujve të flokëve.

Studiuesit, duke përdorur këtë substancë kimike, me një herë të vetme arritën të rrisin mijëra folikuj të flokëve e pastaj këto i vendosën në shpinat e minjve pa qime. Pas eksperimentit, në shpinat e minjve është vërejtur rritje e numrit të qimeve.

Prof. Junji Fukuda, udhëheqësi i ekipit studiues, në deklaratën e tij tha se me këtë metodë të thjeshtë me një herë të vetme janë prodhuar shumë folikuj të flokëve dhe shtoi se kjo metodë mund të përdoret sidomos në trajtimin e rënies së flokëve te meshkujt.

Aktualisht, në kushte laboratorike me një herë të vetme mund të prodhohen një numër i madh i folikujve.

Ndryshe, “dimetilpolisiloksan” përdoret për mos gurgullimin e vajit gjatë përgatitjes së patateve të skuqura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco