Australi, shkenca arrin të zbulojë 8 lloje tumoresh vetëm me një analizë gjaku

Australi, shkenca arrin të zbulojë 8 lloje tumoresh vetëm me një analizë gjaku

08:04, 20/01/2018
A+ Aa A-

Shkencëtarët australianë kanë zhvilluar një analizë të re gjaku e cila do të ndihmojë për të gjurmuar në fazën e hershme tetë lloje kanceri. Ata synojnë diagnozën e hershme të tumoreve përpara se ata të shpërndahen, si dhe rritjen e shanseve të pacientit për të mbijetuar.

Profesorja e asociuar Jeanne Tie dhe profesor Peter Gibbs, nga Instituti i Kërkimeve Mjekësore Walter dhe Eliza Hall i Australisë, kanë marrë pjesë më herët në një kërkim amerikan që ndërtoi analiza gjaku për të gjurmuar kancerin në vezore, mëlçi, stomak, pankreas, ezofag, zorrë, mushkëri dhe në gji.

Këto analiza "kanë potencialin të gjurmojnë shumë lloje kanceri në të njëjtën kohë," citohet profesorë Tie në një deklaratë të institutit.

"Për herë të parë ne kemi mundësinë për t'i gjurmuar shumë herët tumoret të cilët më pas ndikojnë për zhvillimin e kancereve vdekjeprurëse," shton ajo. /CRI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco