FOTO/ Ja 11 rreziqet për një fëmijë të vogël brenda shtëpisë...

FOTO/ Ja 11 rreziqet për një fëmijë të vogël brenda shtëpisë...

23:26, 19/01/2018
A+ Aa A-

Nëse mendoni se keni shtëpi të sigurtë, për të lënë një fëmijë të bredhë i lirë, shikoni me kujdes këtë fotografi.  Në shikim të parë duket sikur gjithçka është në rregull, por ka 11 elemente, të cilat mund ta dëmtojnë keq fëmijën.

1. Priza e pambuluar, është një rrezik permanent për një fëmijë që nuk di se çfarë është energjia.

2. Litarët e grilave, kanë treguar në shumë raste, se mund të lidhen në qafën e fëmijës, duke i shkaktuar asfiksi të menjëhershme.

3. Vetëm një lëvizje e komodinës, mund të rrëzojë televizorin e pasiguruar, që mund t’i bjerë sipër fëmijës së vogël.

4. Afrimi te oxhaku i ndezur dhe prekja e xhamit mbrojtës, mund të shkaktonte djegie të menjëhershme.

5. Eksplorimi në çantën e hapur, është i dëmshëm sepse mund të bjerë në kontakt me produkte kozmetike, që do të ishin helmuese nëse futen në gojë.

6. Anësoret e mprehta të tavolinave, janë ndër rreziqet më të mëdha për fëmijët.

7. Gjëja e parë që bën një fëmijë i vogël kur sheh monedha është ti përpijë ato.

8. Balona dhe peri që ka poshtë, janë të papërshtatshme për të vegjlit, nëse në afërsi nuk është ndonjë i rritur.

9. Lënia e pajisjes për hekurosje, qoftë edhe i fikur, do kishte pasoja të mëdha nëse lëvizet nga të vegjlit.

10. Pasqyra e pjerrët është rrezik i madh, sepse fëmijët mund ta qëllojnë, teksa provojnë të luajnë.

11. Pakot me rrobe të lara apo të palara, si dhe detergjentet e ndryshme, duhet të lihen në vende që s’mund të kapen nga fëmijët. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco