Keni probleme me mishrat e dhëmbëve, urgjent tek dentisti, ndryshe rrezikoheni nga ...

Keni probleme me mishrat e dhëmbëve, urgjent tek dentisti, ndryshe rrezikoheni nga ...

21:45, 18/01/2018
A+ Aa A-

Sëmundje të rënda të mishrave të dhëmbëve mund të çojnë në një nga llojet më vdekjeprurëse të kancerit, sipas dy studimeve të rëndësishme, shkruan Daily Mail.

 Bakteret përgjegjëse për periodontitis (infeksion i mishrave të dhëmbëve), të cilat mund të vriten nëpërmjet larjes së dhëmbëve, luajnë një rol në kancerin e pankreasit.

Shkencëtarët pohojnë se është prova e parë që bakteret mund të përhapen nga goja në pjesë të tjera të trupit dhe të shkaktojnë tumore.

Ajo ofron shpresë për një mënyrë të thjeshtë dhe pa shume kosto të ekzaminimit të kancerit të pankreasit, i cili është i njohur si shumë agresiv dhe që ka nivele të ulëta të mbijetesës.

Përfundimet, të përpiluara nga studies finlandezë, përcaktojnë si një nga shkaqet e kancerit të pankreasit edhe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve.

Një sërë kërkimesh gjatë viteve të fundit kanë treguar vazhdimisht një lidhje të fortë midis sëmundjes së mishrave të dhëmbëve dhe kancerit të gjirit.

Disa studime të tjera shkencore kanë treguar se mund të rrisë rrezikun e kancerit të mushkërive, fshikëzës së tëmthit, të fytit, si dhe melanomës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco