Si ndryshon organi gjenital pas lindjes, a do të jetë si më parë?

Si ndryshon organi gjenital pas lindjes, a do të jetë si më parë?

19:34, 18/01/2018
A+ Aa A-

Frika e të gjitha grave është se ndoshta vagina e tyre nuk do të kthehet më në gjendjen e mëparshme, dhe pas lindjes do të pësojë shumë ndryshime të cilat do të ndikojnë në aktivitetin seksual. Ndryshimet që pëson zona vaginale pas lindjes janë:

– Gjatë lindjes muskujt e kanalit të lindjes si edhe të vaginës do të hapen duke krijuar hapësirën e nevojshme që fëmija të dalë. Kjo mundësohet edhe nga veprimtaria e hormoneve.

– Vagina do të kthehet në dimensionet e saj normale rreth 6 muaj pas lindjes. Pas rreth 40 ditësh mund të filloni të kryeni marrëdhënie seksuale.

– Edhe pas 40 ditësh disa gra nuk mund të kryejnë marrëdhënie seksuale dhe kjo ndodh për shkak se ndiejnë bezdi në zonën e epiziotomisë dhe për pasojë edhe ku është qepur. Një tjetër problem mund të ishte edhe tharja vaginale gjatë aktit prandaj mund të përdorni lubrifikues.

– Rënia e dëshirës për seks. Gruaja mund të mos ketë dëshirë për marrëdhënie dhe kjo mund të kthehet në një problem. Lodhja e thekson më tepër këtë mungesë të dëshirës dhe një ndër shkaktarët do të jetë edhe pika e mësipërme. Kjo gjë është më e theksuar sidomos gjatë gjidhënies.

– Marrëdhënia nuk do të jetë më si më parë. Gratë vënë re se ndjenjat e tyre kanë ndryshuar dhe kjo shkaktohet nga hapja muskulare që ka ndodhur në zonën e vaginës gjatë lindjes. Në këtë rast mund t’ju vijë në ndihmë një pozicion i favorshëm që jep ndjesinë e ngushtimit. Gjithashtu duhet të kryeni edhe disa ushtrime që ju ndihmojnë në rikuperimin e kësaj zone.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco