Keni kujdes nga peshku vdekjeprurës!

Keni kujdes nga peshku vdekjeprurës!

01:47, 17/01/2018
A+ Aa A-

Qyteti japonez Gamagori ka dhënë paralajmërime emergjente për banorët e tij për parandalimin e konsumimit të peshkut fugu pasi pjesët vdekjeprurëse të tij janë shitur gabimisht. 
 

Një supermarket në qytetin Gamagori shiti 5 pako të peshkut fugu pa ju hequr mëlçitë të cilat përmbajnë helm, shkruan BBC.

Deri tani janë gjetur tre nga pesë pakot e shitura. Peshku fugu është kaq helmues saqë gabimi më i vogël në përgatitjen e tij mund të jetë fatal.

 

Mëlçitë e peshkut fugu, vezoret dhe lëkura përmbajnë tetrodotoksinë helmuese vdekjeprurëse dhe duhet një trajnim i veçantë dhe një liçensë për të përgatitur këtë lloj peshku. Ndaj helmit të tij nuk ka antidot.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco