Ja si ta bëni beben e zgjuar para se ai të lindë

Ja si ta bëni beben e zgjuar para se ai të lindë

20:18, 15/01/2018
A+ Aa A-

Edhe pse brenda barkut, fëmijët tuaj kanë preferenca. Nëse ju i zbuloni në kohën e duhur mund ti shfrytëzoni siç duhet! Një studim i ri zbuloi se fetusët lëvizin dhe reagojnë më shumë kur nënat e tyre prekin stomakun sesa kur flasin me foshnjat jashtë mitrës, sipas revistës Time.

Në mënyrë të veçantë, studiuesit zbuluan se kur nënat preknin barkun, fetuset reagonin me krahë, kokë dhe lëvizje të gojës më shumë sesa kur gratë nuk bënin asgjë ose kur i flasin foshnjës. Një studim i botuar në Procesin e Akademisë Kombëtare të Shkencave gjeti se fëmijët mësojnë aftësitë gjuhësore, teksa prindërit e tyre lexojnë ose flasin me ta. Studimi zbuloi se foshnjat e parakohshme në mënyrë specifike kishin një shans më të mirë për të mësuar gjuhët dhe aftësitë e leximit sapo të lindnin.

“Nuk është kurrë vonë të filloni të lexoni dhe të bisedoni me fëmijën tuaj”, tha Rebekka Levis, një profesore asistente në Kolegjin Mjekësor të Nju Jorkut, për The Journal Neës. “Ne e dimë se foshnjat mund të dëgjojnë nënat dhe të njohin zërin e tyre teksa ende nuk kanë lindur”. Çdo ndërveprim me fëmijën do të ndihmojë fëmijën tuaj të bëhet më i zgjuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco